Takimi në Kryeministri pas akuzave të Doshit, Berisha: Rama, Meta e Tahiri presion Llallës, ‘na heto po deshe’

Mar 3, 2015 | 12:13
SHPËRNDAJE

Presion ndaj kreut te Prokurorise se Pergjithshme e ka quajtur ish kryeministri Sali Berisha, takimin e sotem ne Kryeministri, mes Rames, kreut te Kuvendit Meta, ministrit te Brendshem Tahiri dhe kryeprokurorit Llalla. Berisha duke komentuar takimin, thekson se tema e tij ka qene ‘na heto po deshe’. 

Ish kryeministri Sali Berisha

Berisha i ka bere apel kreut te shtetit te marre masa per te garantuar veprimtari normale te prokurorise se Pergjithshme, ne nje kohe, kur sipas tij, kupola e krimit po ben levizje per destabilizimin evendit. 

Mesazhi i plote i Berishes 
Te dashur miq, Keshilli i vrasjeve me porosi ne krye te parlamentit dhe ekzekutivit, Meta -Rama -Tahiri – Braho, therrasin sot ne kryeministri Prokurorin e Pergjithshem me temen: Hajde dhe na heto po deshe!!!

I bej thirrje Presidentit te Republikes te marre çdo mase per te garantuar veprimtarine normale te Prokurorise se Pergjithshme, ne kushtet kur kupola e krimit po ben cdo gje te destabilizoje vendin. I bej thirrje Prokurorit te Pergjithshem qe ne keto momente kritike per shoqerine shqiptare te hetoje dhe te ndjek penalisht te gjitha ata zyrtare te lart te implikuar ne nje projekt makaber qe do te zhyste vendin ne nje konflikt civil te papare. Ju bej thirrje qytetareve te ngrihemi fuqishem per te shpetuar vendin, shoqerine tone nga kreret e krimit qe drejtojne sot Parlamentin dhe qeverine e Shqiperise!! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura