Berisha: Rama krenar që jeton me suksese imagjinare

May 25, 2016 | 14:14
SHPËRNDAJE

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale ka komentuar konferencën e djeshme të Kryeministrit Edi Rama me përfaqësues të biznesit të huaj në vend.13230076_10153727048211523_2833345994133945032_n

Berisha duke e cilësuar Ramën si “xhahil në ekonomi”, thekson se, biznesmenët e huaj dhe FMN i bënë të qartë se politikat fiskale të qeverisë e kanë dëmtuar ekonominë.

Rama xhahil ne ekonomi!

Sali Berisha

Ai fliste dje me investitoret me se paku si ufo por i pafajshem per shkak te padijes se tij!

Te dashur miq, dje u zhvillua nje takim me biznesin e huaj dhe vendas. Ashtu siç pritej, Rama, xhahil ne ekonomi dhe ne politikat fiskale, rendit aty sukseset imagjnare duke lexuar krenarisht nje fjalim te neveritshem te shkruar jo nga Falma por nga Brisi. Pas rrjeshtimit te tyre fjalen e moren investitoret e huaj. Njeri prej tyre i tha Rames dhe audiences se me politiken fiskale ti ke:
-ulur dhe demtuar rende prodhimin!
-Shkaterruar vendet e punes
-ulur te ardhurat ne buxhet nga taksat

Rama, me nder kryeminister, po them me nder perderisa ai, per te zhvleresuar apo ofenduar, pasi u perpoq t’ja nderpres fjalen, i tha se je bere dhe ti me shume shqiptar.

Kurse pefaqesuesi i FMN, i cili si rregull shpreh por ne menyre te rrumbullakosur mendimin e biznesit nderkombetar i tha ne sy Rames se:
-komuniteti nderkombetar ka nje vleresim te ulet per Shqiperine si lokacion investimesh.
-biznesi ankohet per nje klime stresante per nje seri faktoresh perfishire taksat.

Kurse Rama u pergjigje atij si dudum duke mos qene ne gjendje te citoje ne tre vjet asnje investim te ri te huaj perveç atyre te nisur apo firmosur nga qeveria e mepareshme. Rama deklaroi se nga Shqiperia nuk eshte larguar asnje investitor i huaj dhe citoi me emer pikerisht ato qe jane larguar, si Bankers, Hochtif.

Me padijen e xhahilit ai tha se ato nuk jane larguar por kane shitur sipermarrjet e tyre. Duket se ai me largim nenkupton vetem po ti çmontonin dhe merrnin me vete puset, depozitat e naftes dhe aeroportin etj.

Ky krenar qe jeton me suksese imagjinare nuk di se çfare do te thote deflacion, renie drastike e eksporteve,l argim i investimeve te huaja, falimentim masiv i ndermarrjeve private.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura