Berisha: Rama ka shtrirë kontrollin dhe te SHISH. Ish shefin e çoi për shkollim, tani ka emëruar këshilltarin e tij. Të ngrihemi në protesta që t’i presim faturën që meriton

Oct 7, 2022 | 13:24
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se ka nën kontroll dhe Shërbimin Informativ Shtetëror.

Berisha ka thënë se ish kreu i SHISH ka qenë i pashkolluar, ndërsa tani është çuar në drejtimin e SHISH një këshilltar të tij.

“Dënoj me ashpërsi këtë akt, dënoj qëndrimin, fshehjen që bën Edi Rama, Bledi Cuci, ka cuar dhe tani një zëdhënës të vetin, sepse atë shefin e SHISH e përcolli për shkollim në një stil të vjetër. Se paska qenë i pashkollë ky Helidoni, e coi këshilltarin e tij që s’është marrë kurrë me shërbimet inteligjente, ai që drejton tani sipas urdhrave të Ramës.
Pra ka shtrirë tërësisht kontrollin në cdo qelizë”, tha Berisha në një konferencë me mediat.

Berisha u beri thirrje qytetareve qe te ngrihen ne protesta kombetare, qe “ti presim Ramës faturën që meriton”

“Siguria është më në rrezik se asnjë herë. Shkalla e papërgjegjshmërisë së tij është më e madhe se në cdo kohë tjetër. Pas cdo firme që vendos është një vjedhje e re.

Pas cdo lëvizje që bën në administratë e ka të diktuar na krimi pas cdo ligj në parlametn ka një grupim interesi, situata po bëhet katastrofale, krahas vendosmësrsë së forcave ka një vendosmëri për ët ec drejt protestave të përgjithshme kombëtare sa më shpejt të jetë e mundur, e shfrytëzoj këtë takim me ju për tu bërë rthirrje shqiptarëve kudo që janë, në vecanti bizneseve të vogla që jetojnë një tirani të vërtetë të cmimit të energjisë, të taksave që i kanë e qe i presin, të ngrihemi kundër këtij dhunimi për cdo normë ligji për një vend të lirë e ti presim Ramës faturën që meriton.

Nëse marrim 100 vitet e fundit, ajo që quhet qeveri e Ramës, ka vjedh më shumë se cdo qeveri dhe më shumë se gjithë hajdutët e 110 viteve të marra së bashku.
Ndaj i ftoj shqiptarët të ngrihen në një protestë për dinjitetin, e të ardhmen tonë”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura