Berisha publikon videon nga takimi i Ramës në Londër: Shikoni si përqeshet, këtë herë jo për atletet

Feb 26, 2018 | 20:23
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar si rrallë herë një video nga takimi i kryeministrit Edi Rama në vizitat e tij jashtë vendit.

Berisha ka publikuar në rrjetin social “facebook” pjesë nga takimi i Ramës sot në Londër ku në mbishkrim thekson se  Rama po përqeshet nga Londra.

berisha_1519157066-3450795

“Londra gajaset dhe perqesh Piktorin deshtak!

Kesaj rradhe jo per atletet e kuqe por per mufkat jeshile qe leshon!

Salla shperthen ne te qeshura kur ai deklaron ne forumin e lidereve te Ballkanit Perendimor se 25 % e turisteve kthehen, nuk vijne ne Shqiperi se nuk kane ku te flene! Ndiqni videon dhe lexoni shenimin e gazetarit. Sb”, shkruan Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura