Berisha publikon videon: I zhdukur gjithë këto kohë, Vangjush Dako “fillon punën” në bashki, pas emërimit të Zhylien tendermenit

Dec 1, 2019 | 20:43
SHPËRNDAJE

Këshilli Bashkiak në Durrës vendosi ditën e sotme në krye të bashkisë Zhylien Varfaj pas dorëheqjes së papritur të Kryebashkiakes së zgjedhur në 30 qershor, Valbona Sakos.

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa publikon një video, shkruan se ish-kryetari i kësaj bashkie, Vangjush Dako ka “nisur punen ne Bashki”, pas emërimit të Varfajt, që opozita më herët e akuzoi edhe si i “besuari i Dakos”.

dako

Postimi i plotë:

Valbona Sako njoftoi ditën e sotme dorëheqjen për shkak të stresit që kishte përjetuar orët e fundit, si pasojë e deklaratave të saj në media.

Gjush Betoni “fillon punen” ne Bashkine e Durresit.

Durresi, Tirana dhe mbare Shqiperia, perveç termetit te rende, pergjegjes per katastrofen qe ai krijoi, tregojne me gisht Gjushin per Durresin, i cil qeveris qytetin nga 2007 dhe e mori nga Mir Hoti. Kurse per Tiranen gishtin e vendosin tek Edvin Mafia, i cili vet per 11 vite dhe se bashku me Lal Plehun edhe tre te tjera.

Pas emerimit te delinkuentit mafioz Zhyljen tendermenit nen hetim te Gjushit, ne vend te Sakos, vet Gjushi i zhdukur gjithe keto dite u shfaq duke hyre ne Bashkine e Durresit.

berisha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura