Berisha publikon videon e Ramës, urdhra ndaj shefave për çdo qendër votimi: Secili në dorë letrat e do ju thuhet këto janë votat që presim

May 6, 2015 | 8:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor strukturat e shtetit për qëllime elektorale në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Berisha ka publikuar një video në rrjetin e tij social “Facebook” dhe në “Youtube”, ku dëgjohet zëri i kryeministrit Edi Rama që jep urdhëra ndaj drejtorëve dhe shefave të drejtorive që ata të mbajnë përgjegjësi personale për votat e marra në çdo qendër votimi.  “Edi Rama pohon me gojen e tij ne kete audio se meritokracia qe premtoi eshte thjesht nje shker…. craci e Driteroit. Ky regjistrim deshmon se si shperdorohet, keqshfrytezohet sot shtetit,dhe resurset shteterore ne nje fushate politike per interesa strikt partiake, duke shkelur keshtu haptas dhe ne menyre flagrante parimin e zgjedhjeve te lira. Ju lutem degjojeni vete ketu me poshte me zerin e tij Edi Ramen…!”,-shkruan Berisha në “Facebook”.

Dy ditë më parë u njoftua se kryeministri Edi Rama gjatë një takimi që pati në Shkodër me përfaqësues të mazhorancës, i udhëzoi ata që të për të mbështetur kandidaturën e Keti Bazhdarit dhe për të rritur numrin e votave të majta në këtë qytet për zgjedhjet e ardhshme lokale të 21 qershorit.  

Zbardhja e tekstit në videon e publikuar nga Berisha:

…Shtabit drejtues që është shtabi i përbashkët i kandidates dhe i “krah” deputetësh që janë këtu në sallë duhet të bëjnë një gjë, që të gjithë këtyre drejtorëve dhe drejtoreve që janë dhe shefave, përgjegjësve, t’ju caktojnë detyrën konkrete. Dhe detyra konkrete do të jetë: Sa kuti votimi do të kesh ti nën përgjegjësinë tënde personale. Që do të thotë, dikush një zonë, dikush 5 qendra, dikush 2 qendra e kështu me radhë, por ama, secili nga ju do të marri në dorë letrat dhe do ju thuhet: Këto janë votat që ne presim të dalin nga kjo qendër votimi. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura