Berisha publikon mesazhet: Drejtori i spitalit në Peqin bën punësime nepotike, vajzën e ka bërë…

Jul 23, 2018 | 20:22
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar dy mesazhe nga qytetarë të ndryshëm, të cilët  kanë denoncuar drejtorin e spitalit të Peqinit, për punësime nepotike.

Sipas mesazheve, drejtori Malkja ka punësuar shefe urgjence vajzën e tij ndërsa bashkëshorten dhe vajzën tjetër i ka punësuar si stomatologe në qendrën shëndetësore, pavarësisht se ato marrin vetëm rrogën aty pasi punojnë në klinikat e tyre private.

Berisha

Postimi i plotë

“Doktorr pershendetje . Jam nje qytetar i qytetit te Peqinit . Dua te denoncoj drejtorin e Spitalit te Peqinit Dashamir Malkja i cili e ka familjarizuar kete spital . Shefe urgjence ka punesuar vajzen e tij e cila nuk ka ardhur as edhe nje dite ne pune . Nusen e tij dhe vajzen tjeter i ka te punesuara si Stamotologe je Qendren Shendetsore Peqin edhe keto nuk jan paraqitur sikur edhe nje dite ne pune por punojn privatisht ne kliniken e tyre . Persa i perket sherbimit te spitalit nuk gjendet asnje lloj medikamenti . Eko-n e spitalit e ka bllokuar . Cdo dere rri e mbyllur . Ju lutem publikojeni kete shqetesim per popullin e Peqinit ! Ju lutem anonim . Respekte per ju Doktorr Berisha !”

“Dr.Berisha Pershendetje!

Jam nje banor i qytetit te Peqinit,sot duke punuar me pickoi nje insekt shkova ne spitalin tone per te bere nje tetanoz ,dora me ishte enjtur dhimbje kisha,me vizitoi mjeku roje e me tha nuk kemi tetanoz duhet te shkosh ta blesh ne farmaci,Doktor pyeta te gjithe farmacite e peqinit dhe nuk gjeta,vetem ne farmacine e drejtorit te spitalit z.Dashamir Malkja kishte ne gjendje,sepse ky kryehajdut i norieges te gjitha medikentet e spitalit i mer dhe i shet te farmacia atij private.Ky drejtor i rilindjes e ka kthyer spitalin e peqinit ne nje prone private te tij,ku shefe urgjence ka punesuar vajzen e tij pa shkelur as nje dite ne pune dhe pa pasur as nje ore eksperienc pune, stomatologe ka te punesuar bashkeshorten e tij te cila edhe ajo nuk ka shkelur as nje dite je pune,sepse dhe ajo ka nje klinike dentare private ku te gjith pacientet i pret atje,mjetet dhe medikentet i dergon ne kliniken private te

gruas te tij.Dhe e fundit z.Berisha dhoma e ekografise se spitalit qendron e mbyllur sepse Dash Malkja i ka derguar ekot ne kliniken e tij private dhe i ben atje vizitat.Ky drejtor ben cfare te doje ne kete spital sepse eshte miku i Anastas Angjelit dhe nuk i hyn gjemb ne kembe sa te kete ne mbeshtetje deputetin,te cilet i ndajne bashke vjedhjet qe bejne.Qyteti i Peqinit nuk e meriton nje makaber te tille,shpresojme tek ju z.Berisha qe te degjohet zeri juaj.

Flm”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura