Berisha publikon emra të rinj: Ja kush ia përgatiste drogën Tahirit dhe qëllimi i vërtetë i takimit me Ramën

Mar 13, 2018 | 16:30
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e dërguar nga i ashtuquajturi “qytetari dixhital” në të cilën thuhet se Rama u takua me Tahirin për t’i premtuar pushimin e hetimeve ndaj tij dhe gjithashtu kanë folur për 613 kilogramët me kokainë të kapura në Maminas.

berisha

Berisha duke iu referuar mesazhdërguesit shkruan se Rama po kërkon t’i mbyllë gojën Pezakut.

 

Postimi i plotë:

Antidroga dixhitale zbulon:

Qellimet e takimit 70 minuta Rama-Tahiri ne spital! sb

“ I nderuar, një info e vogël që ndoshta ju hyn në punë:

Pershendetje doktor Rama mashtroi mbreme si per çdo gje dhe takimin me Tahirin.Ai takim eshte zhvilluar dhe ka patur dy çeshtje:

Se pari Rama i ka premtuar Sajmirit se se shpejti do nderpriten hetimet ndaj tij

Se dyti ne takim eshte diskutuar per ngarkesen e fundit te 613 kg droge te Edi dhe Olsi Rames.Kerkojne ti mbyllin me çdo kusht gojen Pezakut qe shkruante se transportonte droge per partizanet dmth vellezrit Rama!

Njeriu i besuar i Saimir Tahirit në përgatitjen e drogës që pinte vetë ka qenë gjithnjë Roni Shqiopa, i cili deri pak kohë më parë (e hoqi Fatmir Xhafaj) ishte drejtor i Shtëpisë së Pushimit të MPB-së në Durrës. Lidhja e Ronit me Saimirin dihej nga gjithë ministria.

Roni Shqiopa ka lindur në Katundin e Ri në Durrës në vitin 1984, por banon në Durrës. Nga ky fshat është edhe Armando Pezaku (1993) që “çonte miell për partizanët”. Armando është djali i Agronit dhe Verie Shqiopës (me origjinë nga Sukthi).

Nuk është çudi nëse hetohen telefonat, të dalë lidhja e me Saimir Tahirin, nëpërmjet Roni Shqiopës. Jo më kot, Saimir Tahiri dhe Armando Pezaku, kanë të njëjtin avokat, Maks Haxhinë, të sugjeruar nga i njëjti person. Nëse vërtetohen si prova (tabulate, etj) lidhjet e Roni Shqiopës me Armando Pezakun,dhe Saimir Tahirit do te ishte shume e vyer per zberthimin e grupit te partizanve,me respekt..

berosha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura