Poliçan, Berisha: Punësim dhe jetë më të mirë. Meta të sjellë Ramën t’u kërkojë falje për fyerjet

Jun 13, 2013 | 11:34
SHPËRNDAJE

POLICAN- Kreu i qeverise, Sali Berisha zhvillon mitingun e radhes elektoral ne Polican, duke prezantuar kandidatet per deputete ne zgjedhjet e 23 qershorit.

“Me deputetet tuaj do te beje gjithcka ne menyre qe te mbeshesim perpjekjet tuaja per punesim dhe jete me te mire, rroga e pensione me te larta’- tha Berisha gjate fjales se tij para te pranishmeve. 

Ai deklaroi se qeveria eshte e vendosur te ndertoje infrastrukturen me moderne ne gjithe vendin, ne te cilat do te punesohen mijera qytetare ne mbare vendin.

Berisha premtoi se do te behet gjithcka qe bota te njohe Kanionet e Malin e Tomorrin.  “Ne do te bejme gjithcka qe cdo burim uji te shnderrohet ne burim energjie”- tha ai. 

Berisha akuzoi alternativen e Rames per rrenimin e vendit, duke i kerkuar banoreve te votojne PD dhe deputetet e saj.  Ai perseriti thirrjen e bere nga Skrapari, duke ftuar banoret t’i kerkojne Metes te sjelle Ramen ketu qe t’u kerkoje falje per fyerjen per shkak te origjines e gjeografise.

“I kerkoni zotit Meta te sjelle Ramen e tu kerkoje falje per origjinen e gjeografine. Nje dite ai fyen se je nga Tropoja, nje dite nga Skrapari, do vije ketu e do u thote se jam nga Skrapari…”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura