Berisha poston dëshminë rrëqethëse të Drandes: Si i vdiq djali i vogël në kampin e Tepelenës

SHPËRNDAJE

Duke iu referuar vizites se fundit ne vendin e tmerrit, te nje grupi ish te mbijetuarsih te kampit te perqendrimit te Tepelenes, ish-kryeministri Sali Berisha ndan me ndjekesit e tij ne rrjetin social Facebook, deshmine rreqethese te nje nene, nga Mtosha, Nikaj-Merturi, Drande Jahja, qe humbi ne kete kamp brenda nje nate, Zefin, engjellin e saj te bukur.

berisha

Postimi i Berishes 

Zefi i vogel kishte fillue me ec e fillue me fol. Ishte i shkathet, i bukur, krejt si i ati – Vuksani!”

Te dashur miq, dy dite me pare, nje grup i te mbijetuarve te kampit te perqendrimit te Tepelenes, kampit me famezi ne Europen e Pasluftes, vizitoi rrenojat e ketij kampi, thertore e vertet e luftes se klasave, ne te cilin, sipas nje raporti te qeverise amerikane vetem ne 20 muaj vdiqen 1200 te internuar, kryesisht femije, pasardhes te elites se kombit por dhe te njerezve te thjeshte.

Kampet e perqendrimit te Shqiperise hoxhiste kishin ngjashmerite dhe dallimet e tyre me kampet e perqendrimit te Gjermanise naziste. Sikunder, diktatori Enver Hoxha kishte dallimet por dhe ngjashmerite e tij te medha me Adolf Hitlerin. Bash per keto ngjashmeri, ne deklaraten e Samitit te Parisit te liderve te Bashkimit Demokrat Europian, pranvere 1991, Enver Hoxha do te cilesohej si Hitler shqiptar i Pasluftes se Dyte Boterore.

Te dy diktatoret, nje nga gjerat qe i bashkonte me shume ishte infanticidi. Per Hitlerin, femijet e prinderve te besimit hebre, pra te rraces inferiore, duhet te zhdukeshin njelloj si prinderit e tyre. Po keshtu, Hitleri kishte nxjerre nje dekret ne fshehtesi, qe ne emer te pastertise se rraces ariane duhej zhdukur çdo femije gjerman qe lindte me defekt fizik apo mendor.

Per Enver Hoxhen, njelloj si per Hitlerin, por jo per racizem fetar po per racizem klasor, femijet e elites se kombit, armiqve te klases, duheshin zhdukur sepse per shkak te prinderve te tyre ata kishin lindur tradhetar, armiq madje nuk ishin femije por kelysh te armiqve te klases. Ne dallim nga kampet e Hitlerit, ne kampet e perqendrimit te Enver Hoxhes, femijet perbenin numrin me te madh te banoreve te tyre. Enver Hoxha, ne dallim nga Hitleri nuk kishte ne kampet e tij te perqendrimit dhoma gazi dhe kramatoriume per shfarrosjen e femijeve. Por ai perdorte urine e zgjatur, ujin e piset, morrat, epidemite e tifos, dizenterise, lenien e tyre pa mjekim, minat, torturat gjer ne vdekje, varrezat e perbashketa dhe ujerat e ftohta te Vjoses per shfarrosjen e te vegjelve, armiq te rrezikshem te klases ne kampet e tij te infanticidit.

Nga kampet naziste, perseri qindra e qindra femije i shpetuan eksterminimit dhe perjetesuan ne kujtimet e tyre barbarine e atyre kampeve.

Te dashur miq, kjo ka ndodhur edhe ne Shqiperi. Por ketu dua te theksoj se po te mos kishte qene perkushtimi, qemtimi, mbledhja dhe botimi i ketyre deshmive te atyre qe mbijetuan kalvarin e Tepelenes dhe kampe te tjera ne nje kryeveper te letrave shqipe por dhe boterore te zonjes Fatbardha Saraçi, me e renda gjeme e luftes se klasave, dimensioni me horror i saj, do te kishte mbetur i varrosur ne nentoken e Tepelenes dhe ujerat e ftohta te Vjoses.

Kjo kryeveper: “Kalvari i grave ne burgjet e komunizmit”, me qindra personazhet reale te saj perben monumentin me madheshtor te virtutit, miresise, shpirtit te madh, fisnikerise, dashurise dhe solidaritetit njerezor, vuajtjes, sakrifices, qendreses gjer ne vetmohim per vlerat hyjnore dhe njerezore te nenes, gruas, vajzes, motres shqiptare.

Por kjo kryeveper eshte gjithashtu aktakuza me e fuqishme dhe me e pavdekshme e infanticidit te regjimt te Hitlerit shqiptar te Pasluftes.
Kombi yne i detyrohet pafundesisht kesaj zonje per punen e saj te jashtezakonshme, perkushtimin e madh, ndjenjat, dashurine, talentin me te cilin ajo paraqet ne vepren e saj Golgoten e femijeve, nenave, grave, vajzave dhe dhe motrave shqiptare.

Mendoj se per shqiptaret ne teresi, pasurimin e ndergjegjes tone kombetare dhe njerezore, sot por dhe ne koherat qe vijne, kjo mbetet nje veper e nje rendesie monumentale per te njohur me mire historine e tyre por dhe me shume se sa historine!

Ketu me poshte kam nxjerre nga kjo veper dhe po e paraqes te shkurtuar, deshmine rrenqethese dhe shekspiriane per tragjizmin e saj te nje nene nga Mtosha, Nikaj-Merturi, Drande Jahja, qe humbi ne kete kamp brenda nje nate, Zefin, engjellin e saj te bukur.

Ajo rrefen:

“Me nisen me kater femije ne kampin e Turanit. Vdekjet shkaktoheshin nga dizanteria, tifoja e morrit dhe helmimet. Vdekje, vdekje, vdekje çdo dite, çdo nate, ne mengjes, ne dreke, ne darke. Jetoja bashke me dy gra te reja nga Miredita; Gjelen dhe Mriken. Kishin dy vajza: Prela dhe Dila. U semuren te dyja nga tifoja e morrit dhe vdiqen. U beme 300 vete nga kazermat e Turanit, u shtua numri i njerezve, u rrit numri i vdekjeve. Te gjitha i luteshin Zotit, por me kushtet qe shteti komunist kishte krijuar per ne……, dimer pa zjarr, pa drita, ne bore, ne shi, pa uje, pa la e pa nderrue, kurse ne vere ate vape me percellue, me rroba e dite pa lare, mbushur kryet e krejt trupin me morra. Ushqimi qe nuk ushqente por helmonte. Po, siç kemi pa nje nate, ne fund te gushtit te atij viti 1949, kurre nuk ka ba vaki. Kemi ndigjue pas disa vitesh per kampet e nazizmit, e thashe me mend “a thue, edhe ky Enveri, atje paska mesye?” Per 24 ore kane vdek ne kampin e Turanit, tridhjete e tre femije. Ne cdo cep te kazermave, mureve e jashte, vec britma e vaje ndegjojshim. Hidherim te madh per vdekjen e atyre vocerrakeve ne kete humbere te qeverise dhe deshperimi i thelle i familjeve. Ushtaret bene nje grope te madhe dhe i hodhen foshnjet mrena, nje nga nje, si te ishin pula. Femrat, nenat e reja, mbas gardhit me tela me gjemba, shihnin te tmerruara. Zefi i vogel, kishte filluar me ec e filloi me fol. Ishte i shkathet, i bukur, krejt si i ati – Vuksani. Por, nje nate, e shoh djalin germoq, e mora ne duar: cfare te beja, ku ta shtroja? Qumeshti i gjirit me ishte shterrue e asnjelloj ushqimi tjeter nuk kisha. Po i therrte barku e kjo po shkaktonte te vjella. Pas pak minutash e kapen kriza te forta. Nuk fjeti gjithe naten. Asnje nate nuk vuri gjume ne sy. Femijet e mi qanin e perqafonin Zefin e vogel. Kur po ndahej nata me diten, ne ajshal (ne agim), dha shpirt. Une mbeta shut e ngrire, pa gjak dhe pa zemer. Shkova ne skajin e varreve italiane ……. Germova dheun midis dy varreve, çava gati nje meter, e shtrova me gure, beme nga te dy anet nje mur rreth dy pellembe. Dita qe varrosa ate djale, ka qene dita me e lodhshme e me e trishtueshme e jetes sime. Me zihej fryma e nuk me benin syte drite.

U perqafuam me vuajtje e dita dites perqafoheshim me vdekjenPo na vdiste shpresa. Na derguan ne kampin e Tepelenes….Nuk kishte as ndriçim as ngrohje. Uriha, semundja benin kerdine… Ne, grate e vajzat transportonim me shpine dru te njoma te renda plumb, nga malet e Turanit, Bençes, Dragotit….transportonim gurë me karroca me rrota hekuri e me tezga. Ne vend te kalit terhiqnim gurë. Çfare behet keshtu, nuk ka dite qe s’vdesin nga 10 veta prej smundje dhe urije …. me erdhi lirimi. Vajze Zoja ishte njembedhjet vjeçe. E mora me më vedi. Ishte mesnatë. Hana si ditë m’drekë. E morem rrugen per Turan teke varri i djalit. Germova e germova …duart m’mu bene dru dhe gishtat më kullonin gjak.Kur zbardhi dita,shkepi rrezja e diellit.Kam pa ate çarçaf te bardhë, si diten qe e kisha vendos mbi gure.

I kam zbuluar fytyren. O zot i madh nuk kishte nderrue. Si kokrra e arres qe rrinë n’terun. Fytyra e zbehte, syte e paluem si ne gjume,flokë te bukur ngjyre geshtenje …, as erë asgja prej gjaje. E mblodha veten. U perkula e futa dy duart në te dy anët nën trupin e djalit,e mora e leshova ne nje çarçaf e mbeshtolla mire. Gjithe rruges ecja me nxitim me vetulla te vrame (mvrenjtura)e me pamje te ashper, mos me guxua kushe me fole me mua. E strehoj per shtatë jave, ne mes te qindra te internuarve e dhjetra oficerve pa u rene ne sy. Donte t’a rivarroste atje ku kishte lindur. Keshtu e mbajta shtate javë në palë të jorganit. Çdo te djelë ne mëngjes,shumë heret bashkë me Zojen e lanim në ujne e ftohte te Vjoses djalin e vdekun.
E fshija me peshqire, e i lyeja me raki gjithë trupin.

Me shume mundime u largova nga ajo skëterrë e kampeve të Tepelenës ku jeta dhe vdekja shkriheshin bashkë…. Nuk u mposhta para vuajtjeve,vështërsive e fatkeqesive. Ruajta nderin e moralin e nuk e ula kryet para kerkujt, e ruajta te pacenuem krenarinë time personale, por edhe te rraces teme e të racës se burrit (te cilin e kishin vra).. ”

Marre nga Fatbardha Saraçi (Mulleti),Kalvari i grave shqiptare ne burgjet e komunizmit, ISPKS: Drande Jakja faqe 494-7, 2013

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakDhëmb për dhëmb/ SHBA-Rusi, “luftë” me konsullata e diplomatë
Artikulli tjetërDebati për Skënderbeun, analisti: Kjo histeri e atdhedashurisë, si nderi i tutorëve të prostitutave

2 KOMENTET

  1. O SALE TANI NA RREFEJ ATE DESHINE TENDE KUNDER BABAIT TE GAZETARES TE TOP CHANEL MONIKA STAFA "SHOSHORI"
    QE TA DINI KY SALE "PATRIOTI" ISHTE DESHMITARI ME I POSHTER QE DENOI ME VDEKJE HYSEN SHOSHORIN I CILI SHPERNDAU TRAKTE KUNDER REGJIMIT HOXHIST
    SALA ISHTE DESHMITAR KYC NE GJYQ DHE SHUM I ZELLSHEM MBAN MEND SHOSHORI PO PO SALI RAM BERISHA QE FOLI THA E CNUK THA NE GJYQ KERKOI DENIMIN KAPITAL PER SHOSHORIN I CILI PASI RA KOMUNIZMI U BE KRYETAR I PD ,KUR SHOSHORI I SHKOI NE ZYRAT E PD KJO PASI RA REGJIMI KY SALA ANGAZHOI ISH SIMSAT QE TA LARGONIN MENJEHERE QE ATY AS NUK E PRITI FARE VALLE PSE ????
    DOSJEN E SHOSHORIT E ZHDUKU PASI ATY ISHTE EMRI I TIJ DHE DESHMIA MAKABRE POR HYSEN SHOSHORI NUK E HARROI FYTYREN DHE EMRIN E XHELATIT
    Ky ishte nderrimi i sistemit PRANDAJ TE DENUARIT POLITIK KURRE NUK U DEMSHPERBLYEN PRANDAJ TOKA NUK JU KTHYE PRONARIT PRANDAJ JEMI KTU KU JEMI

Comments are closed.