Berisha: Basha, kandidati më i mirë i PD për Tiranën, Blushi e ka zili. Rama po heq socialistët e majmur

Feb 26, 2015 | 7:00
SHPËRNDAJE

Lulzim Basha është kandidatura më e mirë e Partisë Demokratike për garën e Bashkisë së Tiranës, por për ish-kryeministrin Sali Berisha, ai duhet të mendojë dhe për të çuar PD-në në fitoren e zgjedhjeve. Në konferencën e dhënë për mediat, Berisha tha se Bashkia e Tiranës është mjaft e rëndësishme, ndërsa “Lul Basha pa diskutim që është kandidati më i mirë për atë bashki”. 

Berisha në bashkëbisedim me gazetarët

Por, Berisha nuk ka preferuar të japë një përgjigje përfundimtare mbi zgjedhjen që duhet të bëjë Basha. Për ishkryetarin e PD-së, si pranimi i kandidaturës, ashtu dhe dalja e një tjetër emri prej PD-së janë dy vendime të paqortueshme. “A do të kandidojë apo jo e vendos vetë ai, se ka detyrë të udhëheqë PD-në drejt fitores. Të dy vendimet mund t’i marrë në mënyrë të paqortueshme”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri ka komentuar dhe deklaratën e deputetit të Partisë Socialiste Ben Blushi, për sa i përket garës së kryeqytetit. Dy ditë më parë, Blushi tha se nuk është në garë për Bashkinë e Tiranës.

Ndërsa ka kërkuar që kryetari i PS-së, Edi Rama, të konsultohet me grupin e PSsë për kandidatët. Por, për Berishën ndërhyrja e Blushit erdhi pa e pyetur mediat dhe se kjo për Berishën shfaq zilinë që deputeti i PS-së ka ndaj Bashës. Dëshmia tjetër, që tregon se Basha është kandidatura më e mirë, sipas Berishës, “ishte zilia e Blushit ndaj tij. Kush e pyeti atë, e patë se si doli zilia?”.

Në konferencën për mediat, Berisha ka vlerësuar rolin e Bashës në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë. “Për sa i përket aksionit ndërkombëtar nuk e ka promovuar, por e ka shumë të fuqishëm dhe efikas. Që ti të arrish dhe të bindësh partnerët e tu që ata të qëndrojnë plotësisht pas kauzës tënde, kjo është shumë e rrallë”, tha Berisha. Por, ndërsa ka vlerësuar se në planin ndërkombëtar opozita punon shumë dhe me efikasitet, Berisha tha se “detyra e opozitës është të çojë shqiptarët në këmbë për të marrë fatin e vendit në duart e tyre dhe sa më shpejt, aq më mirë”.

KRYEBASHKIAKËT E PS
Në konferencën me gazetarët, Berisha ka komentuar dhe vendimin e kryetarit të PS-së, Edi Rama, për të mos lejuar rikandidimin e bashkiakëve që kanë 3 mandate dhe denoncimin e tyre në Prokurori. Për Berishën, largimi i tyre nuk ka të bëjë me luftën ndaj korrupsionit.

“Nuk ka diskutim, por a po i heq Edi Rama për korrupsionin? Në mënyrë absolute jo. Po të jetë puna për korrupsion, Rama është koka e meduzës”, tha Berisha. Sipas tij, denoncimet në Prokurori janë për “hakmarrje personale”. “Po të jetë puna për korrupsion, Rama është koka e meduzës, hidhni sytë Tiranës. Betonizimi i Tiranës është krimi i shekullit. 400 leje ndërtimi, asnjë garazh poshtë. Shqiptarët do të ishin me biçikleta sipas tij. Tani bërtet për krime. Shkoni dhe shikoni Gjushin e Durrësit”, tha Berisha.

Megjithatë, ai ka përshëndetur vendimin që po merr Rama pasi po heq nga PS dhe socialistët e fundit. “Për këtë e falënderoj, se po u jep sulmin e fundit disa socialistëve të majmur”, tha Berisha. Në takimin me gazetarët ai është shprehur kundër kufizimit të rizgjedhjes së kryebashkiakëve. “Ai që punon mund të zgjidhet 2 apo 3 herë. Nuk jam për kufizim mandatesh”, tha ish-kryeministri. Sipas tij, nëse diskutohet kjo pikë, atëherë i njëjti kufizim mund të bëhet dhe për “kryeministrin dhe ministrat”.  

Berisha: Akuzat ndaj Tafilit, për të mbuluar ngjarjet e pazbardhura. Dhuna në burgje, çnjerëzore

Tomi Misha, i dhunuari i policisë së Korçës, në spital

Ish-kryeminstri Berisha tha se në komisariatet e vendit, të ndaluarit dhunohen në mënyrë çnjerëzore nga policia, për të pranuar edhe krime që nuk i kanë bërë.

“Misha u rrah në mënyrë çnjerëzore nga policia”, tha Berisha duke iu referuar rastit të dhunimit të një 31-vjeçari në Korçë nga ana e policisë, pasi gërvishti makinë e shefit të policisë.

Ish-kryeministri theksoi se krimi në vend është në nivele alarmante dhe theksoi: “Akuzat ndaj Tafilit, për të mbuluar ngjarjet e pazbardhura…Nesër shikoni do të dalë Zani Çaushi…”, tha Berisha. 

Ndër të tjera Berisha tha se për aktet e dhunës nga policia ndaj qytetarëve “nuk ka asnjë të dënuar, çka do të thotë rrih, thyejuni këmbë e kokë qytetarëve se ju mbron Tahiri e Didi për llogari të Edi Ramës… Situatë e paprecedentë”.

Ai shtoi se ka të dhëna se në “Shkodër, Lezhë, dhe një seri të tjera, rëndom përdoren tortura. I shtrijnë në çimento këmbë e duar, jua lagin çimenton që të pranojnë krimin që nuk kanë kryer. U bien me shkop në shojet e këmbëve në mënyrë që të mos mbeten gjurmë…Tipike për sigurimin e shtetit përdoren sot gjerësisht ndaj qytetarëve shqiptarë”, tha ai.  

Berisha tha se në këtë qeveri dikton krimi. “Krimi shqiptar, gjithnjë e më famëzi në Europë”,

Ish-kryeministri tha se situata nuk është e pashpresë dhe se zgjidhje janë edhe zgjedhjet e parakohshme. “Të çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme”, tha Berisha. 

Berisha: Rama kërcënoi në telefon presidentin

Visar Zhiti

“Kërcënohet me telefon presidenti…Standartet demokratike i shpërbëjnë një nga një…Letrën më të turpshme në historinë e parlamentit shqiptar….Rama kërkon të marrë të gjitha pushtetet”, tha Berisha në konferencë, duke iu referuar një telefonate që zoti Nishani tha se ka marrë nga Kryeministri i vendit, Edi Rama, javë më parë. 

“Nishani person me integritet të lartë…Flet karriera e tij…Për postet e ambasadorit? Konsultata me presidentin është detyrë, se përfaqëson vendin. Rama do të rrënojë Presidentin”, tha Berisha.

Duke u ndalur në çështjen e emërimit të ambasadorëve, Berisha tha: “Përgatiti ligjin (Rama) për t’i hequr presidentit mundësinë e kthimit të ambasadorëve. Tani i duhej precedent se do të shkotne në gjykatë çështja. Se ambasadorët emërohen edhe pa u pyetur”.
Për Zhitin, Berisha tha se ai është një njeri i respektuar dhe nderuar, poet i shquar. 

“Rama donte me çdo kusht që të kapte në thyejre të rregullti që është konsulta vetëm që në Kushtetuese t’i thotë që ka patur raste se ky precedent nuk është respektuar. E pastaj merr në telefon presidentin si psikopat, e thotë fjalë që s’mund t’i thuhen kurrë ato fjalë në telefon”, tha ai.

Berisha akuzoi Ramën se fsheh ftesat ndaj Presidentit. “Të gjitha nismat e mëdha rajonale konkludohen me mbledhjen e presidentëve…”, deklaroi Berisha duke shtuar se herën e fundit “me siguri u kanë thënë vendeve të tjera se Presidenti nuk dëshiron të organizojë nismën rajonale e do ta organizojë Kryeministri”.

Berisha: Ramën do ta rrëzojë Facebook-u

Berisha tha se qeveria ka ndikuar mediat që të mos publikojnë qëndrimet e tij që i përcjell përmes rrjetit social.

“Facebook-i do të rrëzojë Edi Ramën…Ka censuruar Facebook-un tim. Do ta rrëzojë Facebook-u i shqiptarëve… Nuk më përgenjështron kurrë një status”, tha Berisha.

Berisha batuta për Mustafajn e Topin

PD ka qene gjithmonë një parti e hapur, ke krahasuar të pa krahasueshmen. Besnik Mustafaj është një shkrimtar me vepra të botuara brenda dhe jashtë vendit po është një shkrimtar që u bashkua me lëvizjen demokratike në orët më të para dhe me gjakftohtësi olimpike.

Kurse ky tjetri është njeriu i dyti në jetën time që ju tha shqiptarëve që më ka bërë president me detyrim. Kundër dëshirës sime tha. Besoj se ky s’ka nevojë për koment. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura