“Berisha po bëhet gjithmonë e më qesharak”/ Basha i përgjigjet akuzave të ish-kryetarit të PD: Qëndrimet e tij për interesa personale nuk njohin kufi

Nov 26, 2021 | 19:18
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave dhe akuzave të Sali Berishës. Sipas Bashës, njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij.

berisha-basha

Basha shkruan në twitter, se qëndrimet e Berishës nga dita kur u përjashtua nga grupi parlamentar i PD, tregojnë se ai nuk njeh kufi dhe gjithçka e bën për interesat e tij personale.

“Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij. Qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale. PD dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Sali Berishës”, shkruan Basha.

Gjatë pasdites së sotme, Sali Berisha nga Kurbini hodhi akuza ndaj Lulzim Bashës se merr para nga ata që ai i quan oligarkë. Sipas Berishës, kuotën që oligarkët duhet t’i japin Lulzim Bashës ia cakton Edi Rama.

Po ashtu Berisha tha se dosja “Muzin” u mbyll në Gjykatën e Apelit dhe nuk shkoi deri në Gjykatën e Lartë dhe kjo sipas tij ndodhi me urdhër të Ramës dhe me kërkesë të Bashës.

LEXO EDHE: 

“Përpara vetes nuk vendos PD-në”/ Ish-kryeministri i përgjigjet Bashës dhe tregon bisedën: Ja si qëndron e vërteta! Unë nuk pyes për kërcënimet

“Dosja Muzin u mbyll në Gjykatën e Apelit me urdhër të Ramës”/ Berisha zbulon bisedën me Bashën për “Toyota Yaris”: Ja kush lajmëroi për mbërritjen e 5 mln eurove

“Rama cakton kuotën që oligarkët duhet t’i japin Bashës”/ Ish-kryeministri Berisha akuza kreut të PD-së: Nuk i kam me dokumente por…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura