Berisha: Plani B, përmbysje e qeverisë me revoltë popullore

Oct 22, 2018 | 23:26
SHPËRNDAJE

I ftuar në studion e “Open”, kryeministri Berisha vuri në dukje se plani B i opozitës ndaj mazhorancës së kryesuar nga Edi Rama do të jetë revolta popullore.

“Plani B është përmbysje e qeverisë me revoltë popullore, e më pas do zhvillojmë zgjedhje të lira, e të ndershme”, tha ish-kryeministri Berisha.

I ngacmuar nga paneli, se si do të ketë revoltë popullore kur prej disa muajsh PD nuk ka organizuar asnjë protestë, Berisha u përgjigj: Ndoshta s’mund të ketë revoltë, ndoshta është pas 2 muajsh.

*** 

Ngjarja në “Bllok” për Elvana Gjatën? Berisha: Nuk e besoja, por s’mund të përgojoj një këngëtare se…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për “masakrën e Bllokun”, i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, këtë mbrëmje.
Sali

Berisha u pyet se, pse nuk reagoi pas ngjarjes. Ish-kryeministri tha se ka qenë ndër të parët që ka reaguar, ndërsa më pas shtoi se, “nuk munda të komentoj, sepse vetë policia e serviri si një sherr për një zonjushe”. S’mund të përgojoj një këngëtare, tha, ndërsa shtoi se versioni se sherri ndodhi për motive xhelozie nuk qëndron.

“Ai që kishte lidhje të forta politike ishte Mata, pasi është faktuar që Saimir Tahiri shkoi në Gjermani për të takuar Matën, e ka nxjerrë Partia Demokratike. Se çfarë ishte ajo unë mund të kisha 10 hipoteza, por aty doli një këngëtare dhe unë nuk mund të hyja në komente. Ata kanë një mani t’ua frustojnë të dashurat njëri-tjetrit, e kanë këtë bandat. Nuk ka dy standarde, pasi unë jam i pari që kam denoncuar ngjarjen. Unë nuk munda të komentoj sepse vetë policia e serviri si një sherr për një zonjushe”, u shpreh Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura