Berisha për President? Meta: Do të respektoja çdo kandidaturë

Jan 30, 2016 | 7:40
SHPËRNDAJE

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka folur sot në “Zonë e Lirë” për darkën e tij që pati me kryeministrin Rama në restorant “Prestige” më 20 janar.

Meta1Meta tha se darka me Ramën ishte një darkë miqësore, e cila erdhi me ftesë të Irfan Hysenbelliut.

“Po si mund t’i rezistosh ftesës së Irfan Hysenbelliut?! Unë dhe Rama jemi zakonisht bashkë, por në këtë rast respektova ftesën e tij.

Ishte një darkë miqësore dhe ne kemi qenë të ftuar. Aty ka qenë edhe Luan Bregasi”, tha Meta për darkën me Ramën në restorant “Prestige”.

Më pas, kreu i Kuvendit tha se me Ramën ka një bashkëpunim mjaft të mirë. “Ne jemi në një bashkëpunim, s’ka lidhje paqja këtu. ”Jemi më pranë konsensusit seç duket në ekrane”, sqaroi ai, në rastin e reformës në drejtësi.

Meta folu edhe për akuzat për aferën CEZ-DIA, dhe pse u lidh emri i tij me këtë çështje.  “Ka qenë një operacion mafioz, politik, financiar e mediatik”, tha Meta. “Kërkohej të goditej edhe qeveria edhe Sali Berisha”, shtoi ai.

Sa i përket akuzave, Meta tha se ka që në vitin 1993 që dëgjon histori se do ta arrestojnë sot, apo nesër dhe se nuk trembej nga to.

Meta: Do ta respektoja kandidaturën e Berishës për President

Kreu i Kuvendit nuk përjashton mundësinë e kandidimit për president të ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Meta thotë në studion e “Zonë e lirë” se e mirëpret dhe respekton çdo kadidaturë, përfshirë edhe atë të Berishës.

Meta: E kam diskutuar me Ramën koalicioni PD-PS. Si do reagoja

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka folur në “Zonë e Lirë” edhe për një koalicion të mundshëm PS-PD. Meta tha se e ka diskutuar me Ramën këtë çështje dhe se do të ishte i lumtur të dilte në opozitë dhe të mbështeste proceset integruese të vendit.

“E kam diskutuar me Ramën këtë gjë, që kur filluan të flisnin mediat. I kam thënë Ramës, nëse e sheh të arsyeshme mund të bësh koalicion me PD-në dhe unë do të dal në opozitë.

Do të mbështes proceset integruese të Shqipërisë dhe përsëri ne do të mbetemi miq”, tha Meta.

Meta: Sulmi ndaj meje erdhi nga jashtë me ndihmën e faktorëve të brendshëm

Me sulmin tim u kërkua të provokoheshin kriza të forta. Ka edhe lobingje…që u mbështetën nga aktorë në vend.

Se kush qëndron prapa sulmeve eshte ëeshtje e institucioneve, jo të kreut te Kuvendit. Keto akuza, shqiptaret i denojne me vote. Nuk do hap gjyq sepse gjyqin me te mire e ben populli me vote.

Nuk dua te mbeshtetem ne teori konspirative, por kjo çeshtje e ka nje konspiracion. Konspiracioni mbeshtetet nga ata faktore qe nuk e duan stabilitetin politik ne vend.

Nuk e besoj variantin qe Soros eshte i perfshire, por ka elemente sorosiane qe kane punuar ashper per koalicionin PD-PS.

Shqetesimi im i vetem ne kete çeshtje ka qene qe Shqiperia mos te humbase 130 milionë euro ne arbitrazh.

Meta: Do të doja që Rama dhe Basha të bëhen bashkë

“Do deshiroja qe Rama dhe Basha te beheshin bashke per te kuptuar pergjegjesine e perbashket qe kane ndaj vendit”. Keshtu u shpreh Meta kur u pyet per nje bashkepunim te mundshem mes tyre.

“Nese ata bejne nje koalicion me i mire  se ky aktuali ne te mire te vendit, nga ne (LSI) respektohet”.

Meta flet për blerjen e votave

Ne qe e kishim fitoren e Tiranes te sigurte ne zgjedhjet lokale u fokusuam ne Vore se edhe PS-ja ka qene e dobet historikisht ne Vore.

Sa i perket shitjes se votes, mund tju them se ishim e vetmja force politike qe beme dhe nje spot ku i nxitem qytetaret qe te mos e shisnin voten.

Fakti qe kemi cuar ne gjyq ceshtjen me gazeten RD nuk eshte tregues hakmarrje, por shenje respekti se eshte gazeta e opozites me te madhe dhe ne duam qe qytetaret te lexojne gjera te verteta.

E cuam ne gjyq qe te identifikohet njeriu qe e shkroi shkrimin dhe te marri denim maksimal.

Meta: Padia ndaj RD-së, respekt për median e lirë

Kreu i Kuvendit Ilir Meta deklaron ne “Zone e Lire” se “fakti qe kemi cuar ne gjyq ceshtjen me gazetën Rilindja Demokratike” nuk eshte tregues hakmarrje, por shenje respekti”.

Sipas tij, “RD” eshte gazeta e opozites me te madhe dhe LSI do qe qytetaret te lexojne gjera te verteta.

“E cuam ne gjyq qe te identifikohet njeriu qe e shkroi shkrimin dhe te marri denim maksimal”.

Meta kundër primit: E provuam me “Dushkun” dhe dëmton votën

“A ndihmoi sistemi me prim Greqinë për të evituar krizën financiare? Nuk mendoj se e ndihmoi. Ciprasi u detyrua të shkonte në koalicion me parti të tjera.

Ky ishte sistemi me prim i variantit me prim. Ne e kemi patur “Dushkun sistem primi dhe Dushku u bë në balotazh jo nga unë.

Ne jemi që kjo gjë të bëhet me konsensusin. Nëse PD-PS bën konsensus ne do luftojmë për primin. Por kjo e dëmton votën”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura