Berisha: Për ne Europiani 2020 fillon që nesër, nuk i kam frikë turqit

Nov 12, 2017 | 17:47
SHPËRNDAJE

Bashkë me trajnerin Panuçi, në vigjilje të miqësores me Turqinë, në konferencën për shtyp ishte edhe portieri Etrit Berisha. Gardiani i portës iu përgjigj pyetjeve në lidhje me atmosferën në grup, si dhe për ndeshjen e nesërme.

berisha konference

Si ka qenë atmosfera tek ekipi këtë javë?

“Jemi të kënaqur me punën që kemi bërë këtë javë në përgatitjet për ndeshjen me Turqinë. Prurjet e reja kanë sjellë freski në ekipin kombëtar. Kemi punuar shumë në të gjitha mënyrat. Për ne, kualifikimet për në Europianin 2020 fillojnë që nesër, dhe duam ta përfaqësojmë sa më mirë, që të fitojmë besimin për në të ardhmen.”

Sa e keni studiuar kundërshtarin, dhe kujt i druheni nga lojtarët turq?

“Kam parë që përfaqësuesja turke ka disa emra të rinj, kanë kualitet. Edhe ata janë në një fazë tranzicioni, por për ne është e rëndësishme që të përfaqësohemi sa më mirë, e gjithë skuadra. Nuk kam frikë ndonjë lojtar specifik, ne do fokusohemi tek loja jonë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura