Berisha paralajmëron Ramën: Nëse Ballkani i Hapur thirret sërish në Tiranë, qytetarët do të dalin në rrugë. Opozita do të japë një përgjigje të fuqishme

Nov 25, 2022 | 23:40
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar liderëve e vendeve të Ballkanit të Hapur që të mos mbajnë asnjë samit në Tiranë.

edi-rama-sali-berisha-e1495571613151-685x433-1 (1)

Ai u shpreh në ekranin e “ATV Kosovë” se në rast se ndodh një gjë e tillë, populli do të dalë në rrugë ndërsa Edi Rama do të marrë një përgjigje të fuqishme nga opozita shqiptare.

“I këshilloj liderët e aleancës trilaterale të Ballkanit të Hapur që të mos udhëtojnë takime në Tiranë pasi populli do të dalë në rrugë. Edi Rama do të marrë përgjigje të fuqishme nga opozita shqiptare nëse fton në Tiranë një samit të tillë”, tha Berisha.

Ai u shpreh se sot Rama sillet në arenën ndërkombëtare si avokat i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, dhe indirekt mbështet edhe presidentin rus, Vladimir Putin.

“Edi Rama është bërë avokat i Aleksandër Vuçiç. Ai në çdo samit merr në mbrojtje Vuçiç dhe indirekt dhe Putinin duke mbështetur qëndrimin që Serbia mban ndaj sanksioneve të BE ndaj Rusisë. Gjithmonë është thënë se Serbia përfaqëson Rusinë e vogël të Ballkanit. Edi Rama zhvillon nga samiti në samit se kaq shumë janë të lidhur serbët me Putinin”, deklaroi ai.

Më tej ai komentoi edhe çështjen e targave dhe marrëveshjen e arritur pak ditë më parë mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“Targat janë një problem në aparencën por nuk duhet të pengojë marrëveshjen. Jemi në vorbullën e vërtetë të finalizimit të marrëveshjes. Si marrëveshje ekziston në platformën e marrëveshjes së vitit 2013. Albin Kurti veproi drejtë që tregoi fleksibilitetin. Nuk mund të bëheshin targat një faktor që të çonte edhe njëherë mbrapa procesin e negociatave. Ato nuk janë targat. Janë zbatimi i shtetit ligjor në territorin e Kosovës”, shtoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura