Berisha paralajmëron ngritjen e një grupi hetimor pas arrestimit të ish zyrtarit të FBI: Do bashkëpunojmë me kongresin e SHBA

Jan 24, 2023 | 12:50
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar ngritjen e një komisioni hetimor për arrestimin e ish zyrtarit të FBI Charles Gonigal.

Berisha u shpreh se do të vendosin lidhje me kongresin e SHBA për të hetuar këtë aferë që sipas tij shëtit si re e zezë në qiellin e Shqipërisë.

“Do të ngremë një grup, komision hetimor parlamentar. Do të vendosim lidhje me kongresin e SHBA për të hetuar këtë aferë e cila shëtit si re e zezë në qiellin e Shqipërisë dhe më gjerë. Edhe njëherë dënoj këtë bashkëpunim mafioz agjenturor me zyrtarin më të lartë të arrestuar ndonjëherë me lidhje ruse.

Dënoj me forcën më të madhe përdorimin nga këshilltarët jo zyrtarë të Ramës, të logos dhe e-maileve të qeverisë për llogari të tyre, siç është Doriann Duçka që ka qenë drejtor i një konglomerati energjetik në Kinë. Shqiptarët duhet ta kenë të qartë se kryeministri i tyre është në hetim nga disa vende”, deklaroi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura