Berisha: Shefi i Interpol njoftoi Didin dhe Tahirin për urdhër-arrestin e Frrokut, por Rama e mbylli çështjen se deputeti kishte në dorë dëshminë e tmerrshme

Apr 1, 2015 | 11:54
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha i quan viktima te krimit te Rames, ish shefin e Interpol Tiranes dhe specialisten e arrestuar per fshehje te urdhe arrestit belg per deputetin Mark Frroku. Sipas Berishes, ish drejtori bajraktari ka deklaruar ne polici, pas arrestimit, se ai e kishte njoftuar edhe me shkrim edhe me goje ish kryepolicin Didi dhe ministrin Tahiri per mberritjen e urdhrit nga Belgjika.

Ish kryeministri Berisha

Postimi i plote i Berishes ne FB 

Te dashur miq, zhvilimet e ketyre diteve deshmojne se Mark Frroku i vertete esht Edi Rama! Dy oficere te larte, drejtori dhe shefi i sektorit te Interpol Tirana jane prangosur jo se ata nuk kane njoftuar Didin dhe Tahirin per mandat arrestin e pales belge per deputetin e PS Mark Frroku, por pikerisht se i kane njoftuar ata.

Burime te mire informuara njoftuan dje se Drejtori i Interpolit, Artan Bajraktari iu tha çunave te krimit para arrestimit se ai nuk kishte fshehur asgje dhe se kishte njoftuar Didin dhe Sajmir Shullazin sapo kishin ardhur shkresat dhe se prej tyre kishte marre porosi te mos kthente pergjigje. Kete nuk e mohuan dot as Didi pa moral, qe na tha se dha doreheqjen per moral, as Tahiri, as dhe papagalli nr 1 i tyre qe kerkonte mbreme njoftim me shkrim per padronet e tij. Sot mediat bejne me dije se Artani i Interpolit kishte njoftuar edhe me shkrim Didin e Partise madje qe vitin e kaluar por ai se bashku me Tahirin, me urdher te Rames i kishin vene kapak çeshtjes sepse Frroku tashme nuk kishte vetem vote te vlefshme por dhe deshmine te tmerrshme!

Persa i perket akuzes tjeter, se oficeret nuk kane kerkuar te dhena nepermjet Interpolit ne vitin 2012 per vellezerit Frroku, eshte nje mashtrim i paskrupullt. E kunderta faktohet shume lehte nga dokumentat e asaj zyre. Edhe ky eshte nje trillim i Tahirit per te shpelare fytyren e tij te nxire nga krimi! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura