Berisha nxjerr sondazhet në Kuvend: Do vijmë në pushtet, opozita ecën e sigurt drejt fitores

Oct 6, 2022 | 14:33
SHPËRNDAJE

pollet

Ish kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë në Kuvend përmes tabletit të tij disa sondazhe të cilat sipas tij tregojnë se opozita do të marrë pushtetin në zgjedhje.

“Asnjë fjalë nuk u tha për faktet konkrete që paraqita vjedhjet e abuzimet e tmerrshme që bëhen me fondet e qeverisë. Për herë të parë zonja tha një të vërtetë tha që do vish. Po do vijmë, opozita ecën e sigurt drejt fitores. Po po Ulsi je i përkohshëm fare, do ikësh para se të kujtohesh”, tha Berisha duke treguar sondazhet.

Berisha iu përgjigj dhe deklaratës së Pandeli Majkos për financimet ruse të PD.

“Lidhur me problemet që shtroi Pandeli në mënyrë absolute PD nuk ka marrë një qindarkë e s’mund të marrë nga një vend që e ka pozicionuar si një armik të cështjes kombëtare shqiptare.

Ka ndodhur që ish kryetari i saj është akuzuar një herë nga media e tani nga raport zyrtar i komunitetit të inteligjencës amerikane. Për këtë është ngritur komision. Por mos harro se dosjen e hetimit e mbylli Rama, mjafton lexo vendimin e mbylljes e kupto sa qesharak e të përciptë kanë qenë në hetimin e një cështje që Rma e dinte që janë para ruse e bëri kët për të kap peng Bashën apo dosjen …koha do e provojë”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura