Berisha: Artan Hoxha mori 40 mijë euro për intervistën me Safet Bajrin

Oct 22, 2018 | 22:07
SHPËRNDAJE

Ish-Kryeministri, Sali Berisha akuzoi mbrëmjen e sotme nga studio e emisionit “Open” se, gazetari Artan Hoxha mori 40 mijë euro për intervistën me Safet Bajrin.

WhatsApp Image 2018-10-22 at 22.01.39 (1)

“Mori nja 40 mijë euro për të ti bërë një tualet një njeriu që ishte më i kërkuari në Belgjikë, që plagosi njerëz në mes të Shkodrës. Unë e kam denoncuar më herët. Këto që them i botoi dhe gazetari belg. Kurse mbas të gjitha këtyre shkoi hjekësi dhe thoshte që është një njeri punëtor, që jeton me punën e tij. Kurse ky komandohej nga Bushati (ministri Ditmir Bushati)”, tha Berisha.

WhatsApp Image 2018-10-22 at 22.01.40

Përveç Bushatit, një emër tjetër politikani që përmendi Berisha për lidhje, sipas tij, me Bajrat, është deputeti socialist Luan Harusha.

Ish-kryeministri u pyet lidhur me deklaratat e Safat Bajrit gjatë intervistës për Artan Hoxhën, i cili ka thënë se më herët ka punuar me Bradh Spahinë e PD-së gjatë një fushate elektorale. Sipas Berishës, kjo është një deklaratë e gënjeshtërt.

WhatsApp Image 2018-10-22 at 22.01.38

***

Berisha nxjerr foton: Rama shfaqet me “Avdylajt”

Sali Berisha ka nxjerrë një fotografi ku shfaqet Kryeministri Edi Rama me një tjetër person, për të cilin ish-kryeministri, tha se është “Peçe Avdyli”.

pece avdyli fushata e fundit

Berisha akuzoi kreun e qeverisë se ka lidhje me bandën e Avdylajve të goditur gjatë mega-aksionit të Policisë, rezultatet e të cilit u bënë publik paraditen e kësaj të hëne.

“Peçe Avdyli me Ramën gjatë fushatës së fundit”, tha Berisha, i ftuar në emisionin “Open”.

Ish-kryeministri hodhi akuza se kryebashkiaku i Durrësit ka lidhje të forta me Avdylat dhe se në hetimet që çoi këtë grup në pranga, ka pasur përgjime që implikojnë edhe Vangjush Dakon, por ky i fundit u shpëtua nga Rama.

Abduly me ramen

“Dako bënte ligjim me këtë bandë, çdo votë mblidhte me këta, bashkë me Lul Berishën, po (Lulzim Berisha) nisi të bashkëpunojë me këta, se këta ishin më të fuqishmit dhe Luli nisi të bashkëpunonte me këta”, shtoi Berisha.

“Lidhjet e Avdylit me Edi Ramën janë të faktuara. Ka video që tregojnë lidhjet e Gjushit me Avdylin, të Ramës me Avdylin. Këta kanë emëruar inspektorin e mjedisit në Durrës, inspektorin e AKU-së. Lidhjet midis bandave, Avdylt, Bajrajt, Nokajt, por në krye të tyre ka qenë Geron Xhafa”, vijoi ai.

Berisha tha se “fundjava mund të vlerësohet si fundjava e dekonspirimit të operacionit ndërkombëtar, pasi janë lëshuar 45 urdhër-arreste, janë arrestuar 26 se të tjerët janë informuar me kohë e larguar”.

Eni Vasili: Kush?

Sali Berisha: Bosët.

Berisha: Marrim Hasin, ky është një informacion që vjen nga agjencitë gjermane të ligjzbatimit, por sasia e konvertuar në heroinë është gjigande, arrin në 5.2 ton po të kthehet opiumini në heroinë. U kap fshatari, ai është trafikant, por mos mendo se lëviz një sasi kolosale për 1, 2, apo 3 fshatarë, ata kanë një proteksion politik të madh shumë. 5.2 tonelata heroinë janë një sasi e madhe për Europën. S’janë kapur bosët.

Eni Vasili: Kush e dekonspiroi?

Berisha: Policia, s’ka diskutim.

Eni Vasili: Kush fshihen?

Berisha: Ne po e ndjekim, por e sigurt 100 përqind që kupola e mburojës politike dhe e biznesit e kësaj sasie kolosale është në rangje politike dhe biznesi të lartë. Është shumë më e madhe se Xibraka, është 5.2 ton heroinë e kthyer, u dekonspirua siç u prish dosja e Shijakut.

“Ka një çështje penale e vitit 2016 në të cilën klani Avdyli bashkë me Dakon është në ndjekje të vazhdueshme, është hap. U shpëtue Gjushi dhe u arrestuan Avdylët. Kishin protektorë të hapur Gjushin, lidhjet e Avdulajt shkojnë deri te Edi Rama”, shtoi Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura