Berisha nxjerr emrat/ Ja banda që terrorizon Elbasanin, pas saj është kryetari i Bashkisë

Sep 19, 2017 | 23:30
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministr Sali Berisha ka folur me emra, duke reaguar pas perplasjes me policine qe ndodhi mbreme ne Elbasan. Duke iu referuar qytetarit dixhital, Berisha shkruan se “Bandat Rama – Çako godasin me arme policine ne Elbasan”, akuzon dhendrin e kryebashkiakut si pjese e saj dhe thekson se kjo bande po sundon Elbasanin, pasi pas saj eshte vete kryebashkiaku.

berisha

Postimi i Berishes

Bandat Rama – Çako godasin me arme policine ne Elbasan!

Lexoni mesazhin e qytetart dixhital! sb

“Pershendetje i nderuar zoti Sali Berisha.Elbasani vazhdon te jet i terrorizuar nga banda e Suel Celes dhe dhenderit te kryetarit te bashkise elbasan Sokol Sanxhaktari.Banda ne fjale del ne qytet vetem ne autokolen me mjete te blindura( dy range rover dhe ne audi).

Dje esht bere ndalimi nga Shqiponjat i njeres prej makinave te blindura Range Rover me targe AA 040 OJ per identifikimin e mjetit dhe ka ber shoqerimin per ne komisariat te makines ne fjale.

Rruges per ne komisariat Audi tjeter i blinduar i bandes Suel Cela vjen dhe godet me force mjetin e policise qe po bente shoqerimin ne komisariat.Me pas mjetet e blinduara kan ikur per ne strofullen e bandes Cela-Sanxhaktari i cili esht tregu Ushqimor ne te cilin ndodhen vetem njerez te armatosur.

Elbasani po sundohet nga kjo bande e cila operon me shume qetesi pasi prapa tyre qendrojne kryetari i bashkise Elbasan( vjerri i Suel Sanxhaktarit dhe mik i ngushte i babait te Sule Celes)”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura