Berisha nxjerr dokumentet: Ja dosja famoze, lidhja e Kodhelit me Tahirin në trafikun e drogës

Nov 18, 2017 | 21:00
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar sot materiale, qe ai i quan dosja famoze e Narkoshtetit apo e Mimi-Leaks. Me nje postim ne profilin e tij ne FB, Berisha duke iu referuar materialeve te gazetarit investigativ, thekson se ne te jane gjithe bashkepunimet te ndrikull Kodhelit dhe gjenaral Trafikut me Saimir Tahirin ne trafikun droges!

1

Postimi i Berishes ne FB
Postimi i Berishes ne FB

Postimi i Berishes 

Ja dosja famoze e Narkoshtetit apo e Mimi-Leaks sipas gazetarit investigativ, e te gjithe bashkepunimit te ndrikull Kodhelit dhe gjenaral Trafikut me Saimir Tahirin ne trafikun droges!

Ketu me poshte keni te gjitha dokumentat qe punonjes te ndergjegjshem te ministrise se mbrojtjes i kane hedhur ne nje faqe facebook-u Mimi-Leaks, me qellim qe publiku te informohet per veprimtarine kriminale me te cilen Ndrikull Kodheli dhe gjeneral Trafiku shnderruan Ushtrine e vendit anetar te NATOs ne Ushtrine e nje narkoshteti qe vendos ne dispozicion te trafiqeve bazat e saj detare, ajrore, toksore.

Kjo dosje eshte njeri nga zhvillimet me dramatike, per shkak te te cilit tani mediat boterore akuzojne Noriegen se po nderton narko-shtet ne Shqiperi. sb

“MIMI–LEAKS / Zbulohen dokumentet, si u fikën radarët e ushtrisë
16/11/2017

Pse ‘e dogji’ Edi Rama ish-ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe e zëvendësoi atë me Olta Xhaçkën?
Disa e lidhin arsyen me dështimin/kompromentimin e Mimi Kodhelit me çështjen e radarëve. Madje disa informacione jo-zyrtare kanë sugjeruar se përjashtimi i Kodhelit nga qeveria ‘Rama 2’ lidhej me këmbënguljen e shërbimeve të inteligjencës të shteteve të huaja, të cilat e kishin konstatuar Kodhelin si përgjegjëse për neutralizimin e sistemit të radarëve dhe për pasojë lehtësimin e trafikut ndërkombëtar të kanabisit.
Por ndërsa çështja e radarëve është kthyer së fundmi në vëmendjen e publikut si shtojcë e skandalit ‘Tahiri-Habilaj’, kjo çështje mund të jetë një skandal edhe më i rëndësishëm, pasi dyshohet përfshirja e Forcave të Armatosura në lehtësimin e trafikut.
Në periudhën Janar-Prill 2016, kur gjithë vëmendja mediatike ishte e përqendruar te reforma në drejtësi, një grup ish-ushtarakësh dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë ndërrmarë një nismë të pazakontë, ata kanë hapur një faqe në Facebook të quajtur ‘Dosja Ministria Embrojtjes’ dhe kanë bërë publike në këtë faqe që një vit më parë dokumente autentike, raporte kontrolli dhe auditimi, ku pasqyrohen shkeljet flagrante me procedurat e kontrollit të radarëve dhe dalja jashtë kontrolli e sistemit të radarëve.

Faqja duket si një ‘Mimi-Leaks’.
–Një prej dokumenteve më kryesorë të publikuar është një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

app-facebook
Dosja Ministria EMbrojtjes
about 2 years ago

KODHELI KUNDËRSHTON TË GJITHA VENDIMET E KLSH, SHANTAZHON USHTARAKËT E PA BINDUR DHE SHPËRBLEN GJENERALËT ME YJE/GRADA“ KORRUPSIONI. GJENERALËT BLEJNË YJET E TYRE DUKE FIRMOSUR PËR PROÇEDURA KORRUPTIVE ME MILIARDA LEKË, KUR SHANTAZHOHEN DHE PËRJASHTOHEN NGA USHTRIA PERSONELI QË KA KUNDËSHTUAR REALIZIMIN E KËTYRE PROÇEDURAVE.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, me shkresë Nr. Prot. 125/54, datë 30.09.2015 me lëndë “Mbi Auditimin në Ministrinë e Mbrojtjes dhe rekomandimet”, drejtuar M…
See More

8
Comment
Share

Ky raport i vitit 2015 zbulon se Ministria e Mbrojtjes ka cënuar elementë të sigurisë kombëtare duke përjashtuar nga gara për ‘tenderin e mirëmbajtjes së radarëve’ kompaninë amerikane ‘Lockheed Martin’.
Kompania amerikane ka instaluar e para këtë sistem të radarëve që përdor sot Shqipëria. Bëhet fjalë për mirëmbajtjen e atij sistemi që në gjuhën teknike quhet ‘SIVHD”.
Raporti i KLSH-së zbulon se ministrja Kodheli pasi ka përjashtuar kompaninë amerikane nëpërmjet një prokurimi problematik (në vitin 2013), ka shpallur fituese një kompani shqiptare të quajtur ‘IDEA – TEL’ për të cilën KLSH-ja thotë se e ka ofruar shërbimin me çmim disa fish me të shtrenjtë se amerikanët dhe se nuk ishte kompetente për mirëmbajtjen e shërbimit.

–Një tjetër publikim interesant i faqes ‘Mimi-leaks’, lidhet me një mashtrim publik që rezulton se ka bërë ministrja Kodheli në vitin 2014 sa i përket vënies në punë të sistemit të radarëve.
Më 19 shkurt 2014, ministrja Kodheli deklaroi se sistemi i radarëve ishte plotësisht i ngritur dhe se kufiri shqiptar ishte plotësisht i kontrolluar.
Por dy muaj më vonë, në Prill 2014, Komanda e Forcës Detare ka zbuluar se disa nga radarët kryesorë të vendosur në pika kyçe të vendit, ishin jashtë funksionit:

app-facebook
Dosja Ministria EMbrojtjes
about 2 years ago
KODHELI MASHTRON MBI KOHENE VENDSJES NE PUNE TE SISTEMIT TE RADAREVE DETARE: – vazhdon pjesa e shkrimit:

Kjo “emergjencë“ e elitës drejtuese të Ministrisë së Mbrojtjes, çiftit Kodheli – Bazo, për lidhjen e kontratës shtesë me “çdo çmim, shkelje dhe dëm ekonomik” duke ushtruar hapur ndaj KFD-së në ekstrem influencën, presionin dhe forcën e pushtetit të postit, ishte sepse sistemi i radarëve nuk ishte vendosur ende në gadishmëri pune (ishin faktikisht në punë vetëm 3 nga 7 rada…
See More

9
Comment
12
–Në faqen ‘Mimi-Leaks’ është bërë publik dhe një raport i detajuar i AKEP-it (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike) në vitin 2015.
Ky raport i AKEP-it konstatoi se kompania që bënte mirëmbajtjen e radarëve, kishte përdorur frekuenca të palejuara nëpër pikat e transmetimit duke shkelur kontratën dhe duke nxjerrë sistemin e transmetimit jashtë frekuencave që përdor ushtria.
Një tjetër gjetje e AKEP-it ishte dhe vendosja e kamerave CCTV (të sigurisë private) nga ana e kompanisë private ‘IDEA-TEL’ në pika të kontrollit të ushtrisë, një veprim rreptësisht i ndaluar dhe në kundërshtim me kontratën ligjore.

app-facebook
Dosja Ministria EMbrojtjes
about 2 years ago
KODHELI DHE BAZO, AFERAT SKANDALOZE ME SIGURINË KOMBËTARE
(botuar ne Gazeten “Telegraf – Janar 2016)
Dokumentat ne vijimes qe vertetojne kete afere mafjoze – mega korruptive ne SHP te FA – Ministrine e Mbrojtes – vazhdon —-…
See More

+17

2
Comment
Share

Në faqen ‘Mimi-Leaks’ gjenden dhe disa qindra dokumente të tjera që lidhen me kontrollet dhe njoftimet që specialistë të ministrisë i kanë bërë rangjeve më të larta drejtuese mbi problemin e radarëve.
Ndërsa në Kuvend ka nisur punën dhe një komision hetimor për çështjen e radarëve, duket se skandali është denoncuar në kohë madje dëshpërimisht nga disa ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes të cilët i kanë plasur dokumentet në Facebook që prej vitit 2016.
Një paketë dokumentesh që tregon shuarjen e sistemit të radarëve për një periudhë prej të paktën 3 vitesh, periudhë e cila përkon me kulmin e mbjelljes së kanabisit dhe trafikimit ndërkombëtar të tij. Hashtag

 

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura