Berisha nuk e përjashton koalicionin: Me LSI kemi traditë bashkëpunimi

Jul 26, 2016 | 16:21
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kundërshtitë e opozitës për Reformën në Drejtësi nuk ishin për të mbrojtur një grusht njerëzish të Partisë Demokratike, sikundër ka deklaruar kryeministri Rama, por qëndresë për parimet themelore kushtetuese.

berisha per klan

Berisha thotë se konsnesusi i reformës u imponua nga opozita, ndërsa humbësi shprehet ai, ishte kryeministri Rama.

Rreshtimin e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta krah opozitës në këtë proces, Berisha e sheh si një zhvillim që kontribuoi në arritjen e konsensusit, pa mohuar një traditë bashkëpunimi, që Partia Demokratike ka patur me aleatin e saj të vjetër, Lëvizjen Socialiste për Integrim.

“Bashkëpunimi i PD-së me LSI-në varet nga rezultatet elektorale dhe shumë faktorë të tjerë, por nuk mund ta mohoj që këto dy parti kanë një traditë bashkëpunimi”, tha ish-kryeministri në një intervistë për Tv Klan.

Për herë të parë ish-kryeministri Berisha komenton edhe pozicionimin e disa deputetëve të opozitës pro Reformës pavarësisht vendimit të grupit.

Intervista e plotë:

PYETJE: Reforma ne Drejtesi! Kundershtite e opozites ishin vertet per te mbrojtur “nje grusht njerezish te PD -se” sic thote kryeministri Rama apo qendrese per te ruajtur standardet, te cilat, le te themi te drejten, qytetaret s’eshte se i kuptojne kur behet fjale per ceshtje teknike te nderlikuara? 

BERISHA: Absolutisht, qëndrimi ynë kishte vetem një qëllim, mbrojtjen e standarteve dhe për definicion nuk kishte lidhje për të mbrojtur asnjë person. Duke thënë këtë dua të jem i sinqertë se, të vetmen gjë që s’kam pranuar është dekonstitucionalizimin e presidentit të Republikës, pra heqjen e kompetencave për sa kohë ai është në detyrë dhe të garantoj se këtë do e bëja për cdo president republike. Pra i gjithë qëndrimi ynë nuk ka patur asnjë lidhje dhe nuk ka patur asnjë person por ka patur parasysh strikt parimet e një drejtësie të pavarur, të pakapur, transparente dhe efiçente. Ne s’mund të pranonim ndërprerjen e mandatit sepse, Shqipëria ka patur këtë eksperiencë, komisioni i Venecias, sa herë ka qenë koha për të ndërprerë mandatet, qoftë në qeverinë e tyre qoftë në qeverinë time, ka qenë kategorik kundër ndërprerjes së mandateve, cilido qofshin ata. Pra ne s’kemi mbrojtur asnjë person, ne kemi mbrojtur vetëm parime themelore kushtetuese.

Po ju rikujtoj këtu. Kur është miratuar në 1978 Kushteuta e re, ka patur një amandament tranzitor, i vendosur nga komisioni i Venecias “mandatet ekzistuese vazhdojnë deri në perfundim”.

PYETJE: Ju keni qene nje nder aktoret kryesore te reformes, pasi cdo here qe ambasadori Lu ka takuar kryetarin e Partise Demokratike, ju ka takuar edhe ju ne zyren tuaj.  A keni folur ndonjehere mes jush per vija te kuqe qe nuk duhet te kaloheshin, kryesisht per vetingun. 

BERISHA: Së pari dua t’ju siguroj se udhëheqjen e ketij procesi e ka berë lidershipi PD-së, e ka bërë Lulzim Basha dhe grupi që drejton PD. Pa diskutim, Sali Berisha ka një eksperiencë të gjatë si president dhe si kryeministër dhe për kohë të tëra ka qënë Kushtetuta dhe kushtetutat librat më të lexuar nga unë, ma donte detyra. Mendoj se jam përpjekur, qoftë në PD dhe qoftë me partnerët, të japë ndihmesën dhe mendimet e mia në mështetje te nje reforme, e cila duhet të garantojë një sistem gjyqësor të pavarur, efiçent, transparent e pergjegjës para ligjit.  Ky ka qenë i gjithë angazhimi dhe perkushtimi im.

PYETJE: Gjatë negociatave LSI-ja pati një qëndrim të ngjashëm me opozitën, duke i meshuar miratimit me konsensus dhe sipas “Venecias” të reformës në drejtësi dhe duke kercenuar edhe me qeveri teknike per zgjedhje te parakohshme, sic e ka kerkuar opozita apo edhe vete ju. A është kjo një  premisë për bashkepunim mes PD-së  dhe LSI-së përpara  ose pas zgjedhjeve te ardhshme?

BERISHA: Së pari mendoj se për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje, është me interes të  shtrohet pyetja se kur ka ndryshuar qëndrimi i LSI. Padiskutim që ka ndryshuar. Qëndrimi i Ilir Metës dhe LSI ka ndryshuar thelbësisht pasi erdhi projekti i Venecias, i cili kishte rrezuar në 38 nene projektin “Rama – Xhafa”, dhe jo vetëm e kishte rrëzuar, por e kishte rrëzuar me akuzat më të rënda, duke faktuar se në disa nene synonte kapjen fatale të drejtësisë, se në nene të tjera shkelte Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetuten shqiptare përsa i përket lirive dhe të drejtave, se propozonte rol absurd për të huajt që s’mund ta kishin, se përjashtonte tërësisht opozitën. Dhe në fund, Gianni Buquiçhio, presidenti i komisionit të Venecias, kishte një rekomandim personal. Pasi shqyrtuan draftin “Rama – Xhafa” dhe oponencën e opozitës, e cila ishte në linja të plota me komisionin, ai sugjeron që të punohet me konsensus siç u punua me ligjin e dekriminalizimit sepse u pa që opozita kishte synime të drejta, kishte synime për një sistem drejtësie të pavarur. 

Ilir Meta, veçanërisht në momentin kur ai dergoi, krahas projektit “Rama-Xhafa” në Venecia, ai faktikisht bashkë me oponencën tonë e shkatërroi projektin e tyre, sepse i tha komisionit që qeveria është e ndarë në dysh, që një krah i saj do drejtësi të pavarur dhe një krah i saj do të kapë drejtësinë. A është kjo një prerogative për të bashkëpunuar midis dy partive? Unë mendoj se të dy partitë kanë një trashëgimi bashkëpunimi dhe a do bashkëpunojnë apo jo, ajo varet nga rezultatet elektorale dhe faktorë të tjerë. Por s’mund të mohoj se ato kanë një traditë bashkëpunimi. Këtë e kam vlerësuar dhe e vlerësoj si një zhvillim që kontribuoi në mënyrë të qënësishme në konsensusin edatës 22 korrik.

PYETJE: Pra ju nuk përjashtoni mundësinë për një bashkëpunim me LSI?

BERISHA: Unë apriori nuk përjashtojë mundësi bashkëpunimi.

PYETJE: Disa deputetë të opozitës deklaruan hapur se do të votonin pro reformës, pavarësisht vendimit të grupit parlamentar. A është kjo një dëshmi e kundërshtimit të lidershipit të PD-së apo duhet konsideruar thjesht si një qëndrim parimor? Dhe a do te kete pasoja per keta deputete qe dolen hapur kunder qendrimit te partise?

BERISHA: Ata që kanë deklaruar kështu unë mendoj se, zoti Selami nuk ka mohuar një gjë të tillë, nuk quaj një veprim të drejtë të jem i hapur. Por ka patur dhe një moment, të jemi të sinqertë, çështjet shkonin në nivele të larta dhe shumë të larta dhe nuk mund të them se ata kishin një informacion online. Nuk kishin pasi nuk ishte një informacion i cili mund të bëhej publik nga kryetari partisë pa patur rezultatin. Kështuqë edhe kjo ka qënë një faktor që ka ndikuar.

PYETJE: A do të ketë pasoja për këta deputetë?

BERISHA: Në asnjë problem organizativ të PD nuk ndërhyj, në asnjë diskutim nuk ndërhyj, unë jam një ish kryetar i dorëhequr plotësisht.

PYETJE: Dje në parlament ju deklaruat se humbësi në gjithë këtë proces ishte Edi Rama. Vërtet besoni se ai që humbi në gjithë këtë reformë ishte kreu i qeverisë?

BERISHA: Absolutisht ai dhe vetëm ai, në radhë të parë flas. Koncepti Rama për drejtësinë ishte ministër i drejtësisë, anëtar në katër forumet kryesore të sistemit gjyqësor përfshi dhe tribunalin gjyqësor. Kushdo që do lexojë projektin e shtatorit do të gjejë se ai është ministër i gjykatësve, i prokurorëve, i sistemit gjyqsor, shef ekzekutiv i tyre. Vetë Rama mori hetimin. Shqiptarët e kanë të qartë qëllimin e tij ndaj BKH-së, vendosjen e saj në drejtorinë e policisë. Të gjitha vendimet me 3/5, të kësaj mazhorance në emërime, gjë të cilën Venecia ia hodhi poshtë si kapje. 

Pasi dështoi me të gjitha, luajti letrën e të huajve, më të turpshmen, që të huajt duhet të na emëronin vettorët, të huajt të vendosnin vettingun, të emëronin gjykatësit dhe prokurorët. A mund të imagjinohet një qëndrim i tillë i kryeministrit. Ai dështoi në secilen prej tyre dhe qytetarët duhet të dine se opozita s’ka lëshuar asnjë milimetër nga parimet e Venecias. Vërtet është hedhur mbi opozitën një mal akuzash, se kjo është pengesëtarja, ajo sdo reformën, kur ne e donim më shumë se kushdo tjeter. Pse? Duhet të shuhej PD nëse sdo donte reformën, sepse kjo është një reformë që ka të bëjë me liritë dhe të drejtat njerëzore, PD është themeluar jo mbi solidaritetin siç është PS por mbi liritë, të drejtat njerëzore dhe interesin kombëtar. Ja mbylli derën Edi Rama, s’ka konsensus tha. 6 javë e vonoi reformën vetëm per vettorët se donte ti emëronin të huajt, jo i thamë, do i emërojmë ne. Për të huajt e ka përcaktuar Venecia. Opozita do ketë përfaqësimin e duhur, e ka përcaktuar Venecia, 88-ta. 

Pra, Rama ndërtoi në këtë proces me dhjetra gropa duke besuar dhe shpresuar se do hidhte PD në fakt ra vetë në secilën prej tyre. Në fakt çdo vijë e kuqe qe ju tha shqiptarëve ju shndërrua në një vijë të kuqe për të dhe u thye. Cfare i mbeti një kryeministri, i cili nëse do vendoste për të ndjekur parimet e Venecias do udhëhiqte në mënyrë të padiskutueshme reformën dhe konsensusin, dhe i takonte atij.

Do ju rrefejë diçka, edhe kur erdhi raporti Venecias që rrezoi 38 nene, në atë vend aty u kam thenë partnerëve që më thanë ju do drejtoni dhe i thashë qe ta udhëheqë qevevria, kshu është rregulli, por tani të ulen me konensensus të bëjnë draftin e dytë dhe ta çojmë në Venecia. Dhe cfare bënë? Fshehtas, si skile, u futën dhe brenda katër ditëve thanë e kemi berë draftin. Po si e bëtë draftin? A e rrëzoi Venecia draftin? Ne nuk bemë draft sepse donim të jepnim mesazhin që jemi për të punuar me konensus, jo ne me draftin tonë e ju me draftin tuaj. Pra thamë hajde të ulemi. E çuan në Venecia, Ilir Meta çoi draftin e vet, dhe ne bëmë oponencën tonë. E rrezuan përsëri dhe draftin e dyte

Nëse ka njëri që groposi cdo pretendim që pati është Edi Rama, se shkonte në absurd, se nxirrte pretendime absurde, si jap në asnjë mënyrë opozitës vendet e rezervuara te vettingu thoshte, po ja që ja dha tek dy të tjerat, orët dhe ditën e fundit dhe humbi.

Ky ishte konsnus i imponuar fund e krye nga opozita. LSI s’punoi per opozitën por punoi për programin e vet. Njëriu që luftoi të behej kryeprokuror, kryegjykatës, kryehetues mori atë që meritonte.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura