Berisha “non grata” nga SHBA/ Tritan Shehu: Ka legjitimitetin nga vota e shqiptarëve që të jetë në Parlamentin e ri

Aug 13, 2021 | 17:52
SHPËRNDAJE

Deputeti i zgjedhur i PD-së Tritan Shehu mendon se Sali Berisha ka legjitimitetin për të qenë pjesë e Parlamentit të ri në shtator.

tre Tritan shehu

I pyetur a duhet të jetë Berisha pjesë e Parlamentit në rubrikën “Opinion” në “News24” Shehu u përgjigj: “Këtë diskutim s’e bëjmë për një sekondë. Unë kam shprehur konsideratat e mia për Berishën. Ai e ka legjitimitetin nga vota e shqiptarëve për të qenë pjesë e Parlamentit dhe e PD”.

Kujtojmë se më herët ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se askush nuk e ndalon atë që të jetë në parlamentin e ardhshëm. Gjithashtu ai njoftoi se ka dorëzuar dhe padinë e tij ndaj sekretarit të shtetit amerikan Anthony Blinken pas shpalljes non-grata nga amerikanët.

Ndërkaq ambasadorja amerikane Yuri Kim gjatë një takimi me kryedemokratin Lulzim Basha, i kërkoi këtij të fundit që Berisha të mos jetë pjesë e Parlamentit të ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura