Berisha njoftoi “revolucionin” në Shkodër, flet Basha: Demokratët ja dhanë përgjigjen e merituar! Do jem në terren me strukturat! Ai ka qëllime të përbashkëta me Ramën! Janë e shkuara

Jan 14, 2022 | 16:02
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar thirrjen e Sali Berishës për të vijuar revolucionin të dielën në qytetin e Shkodrës.

Lulzim Basha tha se ai dhe strukturat e PD-së do jenë në terren për të takuar nga afër qytetarët dhe për të forcuar aleancën me ta.

Basha tha se demokratët i kanë dhënë Sali Berishës përgjigjen e merituar dhe se thirrjet e tij janë në ndihmë të Edi Ramës dhe për të përçarë strukturat e PD-së

“Është e qartë që thirrjeve të zotit Berisha demokratët e vërtetë i kanë dhënë përgjigjen e merituar. Janë thirrje për të përçarë demokratët dhe për  të ndihmuar Edi Ramën. Ne do jemi në terren pranë demokratëve dhe në proces përgatitje që të forcojmë aleancën me shqiptarët dhe të mundësojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, theksoi Basha.

Sipas Bashës, ish-kryeministri është i gatshëm të bëj gjithçka dhe ka qëllime të përbashkëta me Edi Ramën.

“Sali Berisha është i gatshëm të bëj gjithçka dhe në këtë qëllim është i bashkuar me Edi Ramën. Duan të ngrenë një bunker anti-amerikan, ata për ne janë e shkuara”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura