I ftuar në emisionin “Open” në News24 me Eni Vasilin, analisti Artur Zheji ka folur në lidhje me marrëdhëniet e Partisë Demokratike pas zgjedhjes së kryetarit Sali Berisha, referuar edhe faktit që është një figurë politike e shpallur non grata nga SHBA.
Ai tha se ndryshe nga çfarë mendohej, edhe pas zgjedhjes së Berishës në krye të PD, ndërkombëtarët janë koherent në qëndrimet e tyre.
“Nuk ka shpresë reale që provokon rotacion, eskalone të dyta nuk dimë kush janë protagonistët e fuqishëm që po prodhon PD. Ndahen në besnikë e më shumë besnikë por nuk shohim figura.
Ndërkombëtarët janë koherent në qendrimet e tyre ndryshe nga çmendohet se pas ardhjes së Berishës në krye të PD do të ndryshonte qëndrimi.
Është një lojë e hapur, palët qendrojnë koherent. Doktori i ka sfiduar që do jem i fuqishëm edhe pse jam non grata, do jem në krye të PD. Ndërkombëtarët mbajnë qendrimin e tyre në lidhje me këtë”, tha ai.
“Sinjale që ndërkombëtarët po izolojnë PD. Pyetja është: A shpëtoi me Berishën PD-ja nga izolimi. Po të kthejmë filmin shohim që pati një plan kryesisht të organizuar nga Yuri Kim për ta katandisur opozitën në një grup dordolecësh.
Ta ndash partinë nga votuesit e vet. Të bësh një opozitë kukull që e përdor qeveria dhe nuk e voton masa. Nga ky izolim opozita shpëtoi. A do ketë një rrethim Berisha tani, kjo pritet të shihet”, tha ai. /BW
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al