Berisha ndryshe nga PD: Arrestimi i Spiro Kserës është politik

Jan 31, 2016 | 13:36
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Berisha ka reaguar vetëm pak minuta pas nisjes së seancë gjyqësore për arrestimin e ish ministrit të tij Spiro Ksera.

Berisha dhe Spiro Ksera
Berisha dhe Spiro Ksera

Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, ai akuzon prokurorin Ndini Tavani se nuk e ka pyetur asnjëherë më parë Spiro Kserën, ndonëse raporti i KLSH-së, mbi të cilin është ngritur akuza, është hartuar që para një viti.

Por ajo që bie në sy në statusin e Berishës, është qëndrimi i ashpër që ai mban ndaj këtij arrestimi, në ndryshim nga deklarata e Partisë Demokratike.

PD-ja reagoi dje përmes sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani, duke konfirmuar qëndrimin se kjo forcë politike inkurajon hetimin e këtij rasti.

Ndërsa Berisha e cilëson arrestimin “si nje akt te porositur per qellime te qarta politike”.

Statusi i Berishës

Arrestimet jashte flagrance, pa pyetur kurre te arrestuarin, jane atavisem e koherave te shkuara, deshmi e dobesise ekstreme te atij qe leshon urdherarrestin!

Te dashur miq, prej dy ditesh mediat dhe kronikat e tyre jane mbushur me lajmin e arrestimit ne Derviçan te ish ministrit Spiro Ksera me akuzen e vjedhjes ne bashkepunim te 30 milione lekeve.

Dje avokati i ish ministrit Ksera, pasi u njoh me dosjen dhe u takua me prokurorin njoftoi se:

– Ish ministri Spiro Ksera, ndonese i paditur nga KLSH nje vit me pare nuk eshte thirrur, nuk eshte pyetur kurre nga prokurori i kesaj çeshtje dhe ky eshte nje lajm shume kompromentues, nje qendrim atavist qe evokon koherat me te zeza te institucionit te akuzes ne Shqiperi

– Arrestimi jashte flagrance, pa marre asnjehere ne pyetje personin per te cilin leshohet mandati i arrestit, i çfaredo statusi social politik apo ekonomik, deshmon me se paku per mos friken e urdherleshuesit nga akti i tij i paligjshem

– Deshmon per mungesen e guximit nga ana e tij per ta pare drejt ne sy personin qe ai heton, per ta njohur me akuzen qe i ben dhe degjuar dhe pergjigjet e faktet kunder akuzes se tij.

– Deshmon se zbaton jashte çdo standarti nje porosi arrestimi sine qua non dhe demton ne menyre te pariparueshme qe ne fillim hetimin dhe e ben ate politik dhe te deshtuar.

Avokati i çeshtjes njoftoi gjithashtu se ish ministri Ksera, qe u arrestua pa u pyetur kurre nga prokuroria, nuk ka asnje lidhje, nuk ka asnje prove qe te faktoje se ai ka lidhje direkte me prokurimet per te cilat dhe u arrestua dhe se nuk ka asnje prove se ai ka prekur apo ka perfituar nga tenderat e dosjes se akuzes per çka ai u arrestua.

Duke shprehur vendosmerisht mbeshtetjen time te plote per hetimin nga prokuroria te cdo dosjeje, te çdo personi mbi bazen e standarteve te nje vendi te lire, denoj me ashpersi arrestimin pa marre ne pyetje te ish ministrit Ksera, si nje akt te porositur per qellime te qarta politike.

I bej thirrje trupit gjykues te gjykoje bazuar ne ligjin dhe vetem ligjin pa asnje ndikim politik nga prokuroret e sojit Troci. i bej thirrje prokurorit te pergjithshem te ndaloje perdorimin ne prokurori te praktikave ataviste qe kompromentojne rende qe ne nisje procesin e hetimit!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura