Berisha mbron Flamur Nokën për arratisjen: Se mbaj mend kur e ndryshova ditëlindjen

May 26, 2016 | 14:34
SHPËRNDAJE

Jashtë sallës së Kuvendit, ish-kryeministri Berisha ka akuzuar sërish Ramën për mbushjen e asaj salle me kriminelë. Për herë të parë Berisha ka reaguar për cështjen e ditëlindjes së tij dhe debatin për arratisjen e deputetit Flamur Noka, por që nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit se ka qëndruar për më shumë se një muaj jashtë vendit.sali-berisha-jashte-kuvendiut

Pyetur nga mediat për problemin në formularin e Flamur Nokës, Berisha u përgjigj:

Po për problemin me formularin e zotit Noka?

Për zotin Noka? Po cfarë ligjin e arratisjes së Ramiz Alisë merrni për bazë ju? Me ligjin e arratisjes, kini parasysh, kur u vu pluralizmi të rinjtë menduan se mund të ikin. Ramiz Alia nga maji 1990 kishte hequr ligjin per arratisjen, por ne 11 dhjetor ekzekutoi tre shqiptare ne kuf me Greqine, kurse ne lumin Buna 4 shqiptare se arratiseshin. Flamur Noka ka shpëtuar mirë se s’ka marrë ndonjë plumb ne ate kohe, se nuk do ishte gjallë sot, nëse keta quajne dënime të kohës së diktaturës kjo është puna e tyre.

Zoti Berisha, datën e lindjes e keni ndryshuar? Ka akuza se e keni bër për të qenë më afër me atë të diktatorit

Atë që i bëra diktatorit ata nuk e falin dot kurrë, unë bëj fjalë për ndryshime që fshehin dosje, po ai është teknikalitet pa asnjë vlerë. Ka qenë një gabim për arsye krejtësisht teknike,

Lidhet me mandatin tuaj?

Kjo se kur ka ndodhur nuk e mbaj mend, po të hyj për ta gjetur e mbaj.

Po edhe Roshi nuk e mbante mend pse e dënuan?

Të krahasosh të pakrahasueshmen është të bësh avokatinë e krimit,. nuk e kam deklaruar se nuk futet në kërkesë.


Berisha mbron Flamur Noken dhe flet per… by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura