Berisha komenton Asamblenë, e quan PS-në parti siçiliste: Edhe Enver Hoxha votohej çdo 4 vjet

Jul 18, 2015 | 19:37
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste si një përpjekje të Edi Ramës për ta kthyer këtë parti në pronë të tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha

Në një koment të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha thotë se edhe Enver Hoxha zhvillonte zgjedhje fiktive çdo 4 vjet në Kongres, ndërsa Edi Rama ka 6 vjet pa zhvilluar zgjedhje në Partinë Socialiste.
Për këtë forcë politike Berisha përdor edhe termin Parti Siçiliste, duke thënë se është kthyer në një pronë të kryeministrit Rama, i cili është njëkohësisht edhe kryetari i PS-së.  

Ndërkohë, pas mbylljes së punimeve të Asamblesë Socialiste këtë të shtunë, deputeti i PS-së, Ben Blushi, shprehu sërish kritika ndaj Edi Ramës, duke u ndalur tek mbarimi i mandatit të tij në krye të partisë.

Në një deklaratë për mediat,  Blushi u shpreh se “kryetari mori mandat të përhershëm, shpresoj që të mos jetë i përjetshëm”.

Nga ana e tij, kryesocialisti Edi Rama foli në Asamble për krijimin e një regjistri dixhital të anëtarësisë dhe përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme të 2017-ës.


Komenti i plotë i Sali Berishës në “Facebook”:

Rama refuzon te votohet per postin e kryetarit te PS. Ai eshte kryetar i lindur? Apo PS partia e tij personale?

Te dashur miq, Enver Hoxha apo Hitleri shqiptar i Pasluftes, pasi e vendosi dy vjet pas themelimit ne krye te Partise Komuniste te Shqiperise Dushan Mugoshen si agjent te Beogradit, votohej formalisht ne Kongres nje here ne 4 vjet. Kurse Edi Rama nuk pranon te votohet prej 6 vitesh. Rama ju thote socialisteve se lideri nuk votohet! Kesaj i thone ose Rama eshte lideri i lindur i PS ose Partia Siçiliste eshte tashme prone e tij, parti personale. sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura