Berisha: Jaho Salihi përdhunoi gruan për 24 orë rresht pasi e ekzekutoi

Apr 27, 2016 | 8:06
SHPËRNDAJE

Ish-Kryeministri Sali Berisha gjatë intervistës për gazetaren Eni Vasili në emisionin ‘Studio e Hapur” në televizionin “News 24”, ka bërë një deklaratë të fortë për të dënuarin si pjesëmarrës së vrasjen e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari.berisha reagimmm

Berisha tha se, Kryeministri Edi Rama “porositi” intervistë me Jaho Salihin nga burgu i Burrelit vetëm që ky i fundit të shprehte adhurimin për Ramën.

Sipas ish-Kryeministrit Salihi pasi ekzekutoi bashkëshorten e tij e përdhunoi atë 24 orë.

“Rama merr dhe dërgon në burgun e Burrelit për t’i marrë intervistë Jaho Salihit, vetëm për të thënë e adhuroj Ramën. Ai ka një krim, që pasi ekzekutoi të shoqen e përdhunoi për 24 orë rresht”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura