Berisha i publikoi foton me hashash në sfond, reagon ish-ministri Saimir Tahiri. Ja si i përgjigjet

Aug 4, 2020 | 15:29
SHPËRNDAJE

saimir tahiri-gjykate2Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme një fotomontazh të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili pozonte në Kuç të Tepelenës, ndërkohë që në sfond kishte një parcelë kanabisi.

Berisha e ka shoqëruar këtë foto me dixhiturën “Hashash pushime!”.

Por pas këtij postimi, vetëm ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka ripostuar fotografinë e Berishës, teksa shkruan me ironi se: “Vetëm ky s’më zhgënjen kurrë”.

Saimir Tahiri ka postuar disa foto në zonën e Tepelenës, ku nuk kanë munguar videot teksa përshkon rrugë të vështira me një mjet fuoristradë.

Saimir TAhiri

Tahiri fotoja origjinale

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura