Berisha i përgjigjet Ramës: Pse e shtyve takimin me ambasadorët?

May 5, 2016 | 16:04
SHPËRNDAJE

“Pse e anulloi atë mbledhjen që kishte grupi parlamentar të tij me ambsadorët nesër? Se si kanë qenë të skeduluara takimet e kam nga burimi zyrtar unë, e para do ishte me PS, e dyta me PD, e treta me LSI. Këto kanë qenë, cfarë ju gjeti ju që e shtytë, ju kapi barku ju kshu? Të besosh ti se e lën Surreli atë me bë reformën do besosh se rrethi është katror, se në Shqipëri kanë zbriti eskimezët. Përgjigjet me një ftesë fallso”.

Berisha-Rama

Kjo ishte përgjigja e ish-kryeministrit Sali Berisha për shefin e qeverisë Edi Rama i cili i kërkoi të tregonte nëse do e votojë opozita reformën në drejtësi apo jo.

Në momentin që ka folur për këtë çështje, Rama ishte larguar nga salla.

Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij në Kuvend disa herë ka këmbëngulur që të marrë një përgjigje nga Berisha, a do ta votojë opozita apo jo reformën në drejtësi.

“Sali, do e votosh reformën në drejtësi apo s’të lë Shullazi, do e votosh apo s’të lë denoncuesi dixhital?,- iu drejtua kreyministri.

Ishte deputeti Taulant Balla ai që u përgjigj në emër të Ramës, kur tha se deputetët e PD kishin marrë mesazh për shtyrjen e takimit që kishin me ambasadorët. Balla i kërkoi Berishës të pranojë se gënjeu për këtë cështje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura