Berisha: Gjatë arrestimit Bajraktari tha se kishte vënë në dijeni për kërkesën belge Didin e Tahirin, por i thanë të mos kthente përgjigje

Mar 31, 2015 | 11:27
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në Facebook ka reaguar për dorëheqjen e kreut të policisë së shtetit, Artan Didi. Berisha thotë se “burime te informuara njoftojne se Artan Bajraktari, ne momentin e arrestimit ka deklaruar se ai kishte njoftuar per kerkesen belge jo vetem Didin por dhe vet Tahirin, nga te cilet ishte porositur ta mbante aty e te mos kthente pergjigje”. Për Berishën largimi i Didit “eshte thjesht nje larje hesapesh midis kockave mafioze te pushtetit te krimit”.

Statusi i Berishës në Facebook

Ja postimi i Berishës në Facebook:

Cubin Didi e hengri krimi i pushtetareve! Larje hesapesh midis balozeve te krimit ne krye te pushtetit!!

Te dashur miq, sot keshilli i vraseve largoi dhe flaku si limon te shtrydhur, vrasesin, cubin mercenar qe rrenoi Policine e Shtetit, Artan Didi. Shkarkimi i tij u be per te lare duart me krimin e fshehjes nga Edi Rama per tre muaj te kerkeses se autoriteteve belge per ekstradimin e Mark Frrokut per vrasje. Pra ky shkarkim eshte thjesht nje larje hesapesh midis kockave mafioze te pushtetit te krimit.

Burime te informuara njoftojne se Artan Bajraktari, ne momentin e arrestimit ka deklaruar se ai kishte njoftuar per kerkesen belge jo vetem Didin por dhe vet Tahirin, nga te cilet ishte porositur ta mbante aty e te mos kthente pergjigje.

Marredheniet e Didit me Tahirin ishin prej kohesh ne thike e ne pike! Thuhet se Didi kishte denoncuar tek te huajt lidhjen e Tahirit me Shullazin, perdorimin e droges nga ana e tij si dhe aksionet e tij ne lojrat e fatit, etj. Kurse Tahiri mbante peng Didin me nje transferte 500 mije eurosh te tij ne nje vend mik si dhe disa emerime ne Polici. Boset e pushtetit te krimit po hane njeri tjetrin!! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura