Berisha firmos dokumentin para kamerave: Edi Rama duhet të paraqitet para shqiptarëve dhe…

May 13, 2022 | 13:17
SHPËRNDAJE

Sali Berisha ka firmosur para kamerave një dokument që do ti dorëzohet Kuvendit, për një mocion me debat ku kryeministri Edi Rama duhet të japë shpjegim para shqiptarëve se kush është qëndrimi që ai do të mbajë nëse nuk hapen negociatat.

Kjo pasi kreu i qeverisë ka deklaruar se nëse Shqipërisë nuk i caktohet një datë për konferencën e parë ndërqeveritare, Shqipëria do të ndjekë një tjetër kurs.

“Deputetet e opozitës kanë vendosur të paraqesin me urgjencë në parlament kërkesën për mocion me debat lidhur me kërcënimin që Rama bëri në Bruksel për ndryshimin e drejtimit nëse nuk hapen negociatat. Ajo çka unë ju informova dhe po e firmos këtu para jush, Edi Rama duhet të paraqitet  para shqiptarëve se cili është drejtimi që mund ti japë vendit ai, përveçse drejtimit evropian”, tha Berisha.

111

22

Kryeministri Edi Rama nga Brukseli ka deklaruar se integrimi i Shqipërisë në BE për momentin është i lidhur me veton që Bullgaria i ka vendosur Maqedoninë së Veriut.

Sipas tij nese nuk hapen negociatat dhe nese Shqiperia nuk ndahet nga Maqedonia e Veriut, atëherë vendi ynë do të ndërmarrë një kurs tjetër.

“Ndërkohë, besoj që të gjithë e kanë të qartë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë më gjatë. Megjithatë, ne do të ndryshojmë menjëherë kurs, siç e kemi thënë dhe siç e kemi marrë nga Këshillimi Kombëtar në rast se nuk do të kalojë në fazën tjetër vendi ynë për t’u ulur formalisht në tryezë për negociata”, ka deklaruar Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura