Berisha është pengesa e kuqezinjve për titullin. Publikohen formacionet zyrtare të Torino-Milan

Apr 10, 2022 | 19:52
SHPËRNDAJE

Milani zbret sot në fushë me qëllimin që t’u kthehet fitoreve në kampionat dhe të mos bëjë më hapa të gabuar në rrugëtimin drejt titullit, pasi tani Interi duket se është kthyer në shinat e duhura për të synuar një herë tjetër trofeun.

berisha

Skuadra e Piolit zbret në fushë përballë Torinos ku ai që do të mundohet të bëhet pengesë për kuqezinjtë në rrugëtimin e tyre është Etrit Berisha. Gardiani u paraqit në mënyrë të shkëlqyer para zikaltërve pak javë më parë e tani padyshim që do të kërkojë të përsëritë veten edhe ndaj kryesuesve të Serisë A. Këta të fundit paraqiten nga minuta e parë me treshen Diaz-Leao-Zhiru përpara e me Selemakers pas krahëve të tyre.

FORMACIONET ZYRTARE

Torino (3-4-2-1): Berisha; Zima, Bremer, Rodriguez; Singo, Lukiç, Riçi, Vojvoda; Brekalo, Pobega; Beloti.

Milan (4-2-3-1): Menja; Kalabria, Kalulu, Tomori, Teo Hernandez; Kesi, Tonali; Selemakers, Diaz, Leao; Zhiru.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura