Berisha: E vërteta për kandidimin e Gridës, Dukës dhe Kosovës. Kam veshur vetëm njëherë anti plumb

May 30, 2015 | 17:13
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha rrëfehet në një intervistë për emisionin “Oktapod” në ‘Vizion Plus’. Berisha sqaron zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale, Duma e Kosova, raportet me Bashën, vlerësimin e tij për situatën parazgjedhore, mendimin për kandidatin e së majtës për Tiranën etj. 

Intervista e plote 

Kemi hyre ne nje fushate per zgjedhjet lokale por qe ka nje specifike kesaj radhe. Mungon ne takime, mungon ne mitingje, mungon ne kontakt me popullin Sali Berisha. Si ja beni kur te tjeret jane aktore dhe ju jeni vezhgues, dhe reagoni vetem nepermjet facebookut, konference per shtyp apo ndonje interviste televizive? Ju mungon terreni?

Absolutisht jo, sepse fushata dhe doreheqja jane te papajtueshme, une kam dhene doreheqjen dhe nuk jam zemerthyer per asnje minute te veteme pse une dhashe doreheqjen. Ai ishte nje vendim shume i kahershem i imi te cilit une ju qendrova dhe i kam qendruar vendimeve te mia. Por ne qofte se une do shkoja ne fushate, nuk me duket se pas doreheqjes do te beja ndonje veprim te goditur.

Edhe ne qofte se kete do jua kerkonte partia, baza duke qene se ju do te shtrengoni radhet dhe mund te sillni vota djathtas?


Fushatat jane beteja. Ato udhehiqen nga nje lider, dhe cdo variant tjeter pervec udheheqjes se tyre nga nje lider, do te ishte kercenues per rezultatin e betejes. Ne kete kontekst une kam besim sse cdo anetar i Partise Demokratike, mbeshtet fuqishem Kryetarin Lulezim Basha dhe udheheqjen e re te partise dhe eshte besimplote te nje fitore e merituar me 21 qershor.

Edhe pse quhet shpesh diversion por njerzit ne pergjithesi, media, ata qe bejne opinion nuk jane te bindur se zoti Basha e ka tejkaluar periudhen kur lideri eshte ish kryeministri Sali Berisha , ne partine demokratike. Dhe te gjithe thone se ai eshte i mbrojturi juaj. Mendoni se tani pas dyt vitesh ka dale nga hija juaj zoti Basha?

Une mendoj se zoti Basha ka hyre ne garen per kryetar te Partise Demokratike si vetja e tij, si nje i ri. Ju mund te cuditeni por si te ndjerit Sokol Olldashi ashtu edhe zotit Lulezim Basha, ne menyre absolute te dyve, kur me kane pyetur se cafre do bejme, u kam thene do te vendosni vet. Pyetja e dyte, mire por ti cfare mendon ? Plotesoni te gjitha kushtet per te bere garen..

Kjo eshte fushata e pare e zotit Basha si kryetar i Partise Demokratike, duket sikur zoti Basha eshte ne rrugen e  duhur?

Eshte ne drejtimin e tij, nuk eshte ky drejtimi apo stili i Sali Berishes por eshthte stili origjinal i Lulezim Bashes. Ne dy vite ai ka konturuar nje lloj opozitarizmi i cili ne menyre te padiskutueshme dallon nga opozitariami qe bente Sali Berisha. Dhe kjo besoj se eshte ne me te miren e partise Demokratike. A ka arritur Lulezim Basha te jete bindes per mbare elektoratin shqiptar, zgjedhjet jane dhe do te tregohet. Por askush nuk mund te thote se ky zoteri ne kto dy vjet nuk ka deshmuar rrugen e tij, stilin e te berit opozite, perpjekjen e tij.

Zgjedhjet e 21 qershorit, cili eshte projeksioni juaj persa i perket rezultatit te Partise Demokratike dhe rezultatit ne teresi.

Kurre ne fushata elektorale para tyre, une nuk flas dot per perqindje dhe shifra te sakta. Por gjykuar nga fryma, ka nje rikthim te Partia Demokratike, ka nje rikthim te fuqishem ne shume zona te vendit. Dhe ka nje zhgenjim masiv perpires ndaj qeverise. Kjo qeveri erdhi ne pushtet duke bere premtimet me perrallore. Por, edhe njehere e kam thene dhe po e them, ato premtime do te ishin te gjitha te realizueshme nese do ti bente Sali Berisha.

Pse nuk i premtoi Sali Berisha ato premtime?

 Sepse nuk eshte programi im ajo lloj menyre.

Zoti Rama insiston se keto dy vite kane qene te veshtira per te vendosur shtet dhe per te mbushur gropen qe keni lene ju.

Prit se do te dal dhe aty..nuk eshte programi im shendetesia falas. Shendetesia me kontribute eshte programi i mbare botes se lire. Shendetesia falas eshte programi i diktaturave te cilat mashtrijne. Por nese do ta besh falas shendetesine, qe neser cakto 10 perqind te buxhetit te shtetit per shendetesine dhe ajo funksionon. Por cfare krijon? Krijon nje pellg te tmerrshem korrupsioni. Shiko se cpo ndodh me fondin e sigurimeve shendetesore. Ju  e keni marre vesh skandalin ku jane krijuar me  dhjetra farmaci virtuale ku nuk egzistojne kurrekund vecse ne mendjet e hajduteve qe cojne receatt e falsifikuara dhe marrin parate e taksapaguesve, parate e te semureve. Ne qofte se do te ishte falas ne te gjitha drejtimet, ajo do behej pellgu me i madh korruptiv qe mund te egzistonte. I beri premtimet, shendetesi falas, legalizime falas. Certefikatat qe po ndahen jane te gjitha pa vlere. Ne menyre absolute nuk kane asnje vlere tjeter pervec asaj qe nuk te prish shtepine. Po me thuaj ti mua, 8 vite, kujt ju prish shtepia nga Sali Berisha? Nuk eshte kurre e vertete qe ehste prone. Jane genjeshtra. Nqs ju kujtohet, po ndaj tapite thoshte Edi Rama, por kur ne e sulmuam,  u terhoq dhe tha leje legalizimi. Cfare po ben ai? Ka gati ligjin, dhe un eduhet ti paralajmeroj qytetaret ta dine, se ai ka bere gati ligjin qe ne qofte se nuk paguajne 6 muaj dhe cmimin ja u ka bere dyfish krahasuar me ate qe kishin. Ai do u fuse rruspat shtepive ose do ti konfiskoje. Me mendjen e tij ai do ta realizoje. Sa do mobilizoje opozita kundershtine ajo eshte pune tjeter.

Ku e keni marre kete informacion qe ai ka gati nje ligj?

Ai ka ligjin qe do ta coje ne parlament. Absolutisht po pregatitet. Ky prishi mekanizmin.

Ka thene do ti gezoni keto shtepi dhe s’jau dha Saliu, por tani erdhem ne dhe ju po i merni. Keshtu ishte.

A mund te shikoni ne arkivin tuaj kur betohet se edhe Enver Hoxha po te ngrihet nga varri nuk do te prish shtepite tuaja pa leje? E ke te regjistruar. Ku mban fjale ai? Rama dhe premtimi jane dy gjera te kunderta. Ky zoteri do kaloje ligjin ku do u thote ose konfiskim ose paguani ..ky deshi ta bente kete edhe per energjine.

Kete e quan kale beteje zoti Rama. Ka thene se ne po vendosim shtet dhe jane para qe do vendosen ne arken e shtetit.

Pikerisht nuk po vendos dot. Cfare po ben ky? Ky uli letrat me vlere nga 70 perqind qe i kishim ne per te paguar legalizimin, i uli ne 50 perqind. Kaloi ne vlere tregu siperfaqe te cilat ne i kishim prap me cmim simbolik. Po deri sot nje pronar ska marre lek ama sepse askush nuk po paguan. Po shperndan si okatar letra pa vlere. Te vijme tek ligji. Nuk ka perpjekje me fisnike sesa perpjekja per te bere ligjin. Po nuk ka perpjekje me te rrezikshme dhe te demshme sesa te besh ligjin sipas kritereve partiake. Ka prishur 9 mije banesa. Le te shkojme bashke. E keni ketu ne distance 15 m nga kjo studio. Ndertesen e Sadri Abazit 5 kateshe qe i ze te gjithe faqen pallatit. Pa leje dhe ne kundershtim me cdo lloj kushti dhe nuk e prek njeri. Kam me vete nje seri fotosh

 Ku i merni keto foto?

Une jam i dashuruar mbas mediave. Une i marr kudo.

Eshte e vertete qe sherbimi informativ ju jep gjithe keto informacione?

Nuk ka nevoje per sherbi informativ (tregon fotot ne ipad). Te gjitha jane foto te bera ne kohen e Edi Rames. Po dy vilat ne parkun rinia te ndertuesit te sarajeve te Surrelit.

Meqe dolet te ndertimet, zoti Berisha, jeni dakort me ate qe po behet et Liqeni Artificial, me kompleksin gjigand qe po behet atje?

Kerkesen per ate ndertim e ka sjelle Edi Rama  te une. Kur e ka sjelle, e ka sjelle sikur nuk eshte pjese e parkut kombetar. Une i kam dhene lejet per 5 kateshe, eshte e shkruajtur, Edi Rama e ka ngritur ne 45 katesh, per te cilen Tan Allaj e  akuzoi publikisht se kishte marre 20 perqindeshin. Tani, Lulezim Basha cfare beri..uli katet, i sterpergjysmoi katet, e ridemnsionoi zonen dhe ai e deklaron publikisht qe qofte dhe nje cm e asaj zone nuk eshte park kombetar.

Ju personalisht e mendoni se ajo ndertese aty e demton  zonen qe eshte aty? Ju do i linit mbesat dhe niperit tuaj te luanin te qete te liqeni nderkohe qe po behet nje perbindesh aty?

Sali Berisha- Nqs zona ka qene pjese e parkut kombeatr dhe Sali Berisha  e ka heq nga parku kombetar, e gjithe pergjegjesia bie mbi mua. Duke mos qene pjese e parkut kombetar qene toke private, duke qene se privati leshon nje pjese te mire te tokes se tij per publikun , mund te behet vetem ne nje rrethane. Kur qeveria percaktin buxhetin, e demshperblen dhe nuk ben politike por pse qeveria nuk shkon me bllokue, me prish dy vilat e ndertuesve te sarajeve te Surrelit ne zemer te parkut kombetar? Pse qeveria nuk i prek ato? Pse Edi Rama nuk prek ndertimet pa leje ne kundershtim me te gjitha ligjet te tmerrshme per mjedisin te Vangjush Dakos? Shko e shihni pak cben Dako. Nderton shetitoren..shton pisten 200 m ne det per veten e vet qe eshte faktori me ndotes. Eshte nje krim i shemtuar mjedisor qe ben Dako. Shko shihni pallatin me cdo gje ne rere. 25 m nga deti, shko shih te shkembi i Kavajes pallatin tjeter, shif betonizimin qe ka bere Vangjush Dako dhe si preket nje ndertese…Ky shkon dhe arreston ShpetimGjiken..por pse e ben ate? Vetem per urrejtjen qe projekton ndaj pallatit Jon qe ishte me te gjitha lejet dhe qe do u kushtoje taksapaguesve te pakten 15 milion euro nga Strasburgu. Sepse ishte me te gjitha kondicionet. Ne Pogradec, mori prishi cdo lokal, nga Lini der ne Pogradec. Me gjej pak nje liqen qe nuk ka ndertime buze tij? Tani ske ku pin me nje kafe. Po pse u be kjo? Sepse shume hektare ju dhane deputetit te partise socialiste me qera. Ato buze liqenit, shumica derrmuese ishin te gjitha me leje, por ta zeme se nuk plotesonin te gjitha kushtet higjenike, por jo te gjitha. Kishte prej tyre qe ishin 100-150m nga bregu. I teket ketij…se une shkaterroj edhe perdor forcen e shtetit per te shkaterruar.

Cfare mendimi keni per rilindjen e qyteteve?

Nuk egziston..hajnine e qyteteve cfare rilindje.

I keni pare qytetet e Korces, projekti i Beratit..

Kulla ne Korce

Po ne Korce eshte kulla e  shemtires, ska korcar qe nuk ndjehet i fyer nga nje konstruksion falik ne zemer te qytetit. Ajo eshte nje fyerje per te gjithe ata qe njohin rregullat e arkitetktures. Dhe pse u be ajo? Per te ndare paret me Niko Peleshin. Aq, aq…pak shume mbushin xhepat dhe ikin ata. Persa i perket Beratit e ka bere fondi shqipatro- amerikan edhe pjesen e Korces, pervec kulles, e ka bere ky fond per te gjitha projektet te periudhes se qeverise sime. Sjane asnje te Edi Rames qe ky mburret. Edhe ne Shkoder, ky fond ka patur si qellim, se pari te ndihmoje tregun dhe biznesin, me keto permiresime dhe rregullime, zbukurime. Se dyti te beje dhe me te kendeshme qytetet. Ne Berat, u frymezua nga udhetimete  tij ne gjirin persik.

Nuk duket interesant nje ishull ne mes Beratit me ure i lidhur ne te dyja anet?

Nuk ka gje me qesharake. Berati eshte monument 2500 vjecar tashme. Berati ka nevoje vetem te pastrohet nga pluhuri qe te shkelqeje me shume se diamant. Po perdor nje shprehje te Ali pashes per Egjyptin. Pastroje Beratin dhe do shkelqeje gjithnje dhe me shume.

Po si ka mundesi qe ai ju akuzonte juve qe vidhnit para, ju dhe familja..ju akuzoni ate qe ai vjedh para, si ka mundesi qe politika shqiptare vazhdon me akuzat e vjedhjes se parave?

Une jam shume i hapur. Ne qofte se ai dhe cdo njeri tjeter mbi toke do te gjeje tek Sali Berisha me shume se 125m apartament banimi dhe ato para qe jane te deklaruara ne ILDKP, une mbaj te gjithe pergjesite e mia.

Po ju cfare i keni gjetur Rames pervec atyre qe ka deklaruar ne ILDKP?

Ka deklaruar 3 mije euro dhe ka nje pallat 5 katesh e shoqja pa asnje fature bankare.

Qe e ka bere perpara se te ishte bashkeshortja e zotit Rama ..

Ate nuk e dime as une as ti ..por faktikisht nuk egziston anje fature tatimore, doganore, ndertimore per pallatin. te marrim Surrelin..a nuk eshte Edi Rama qe ka deklaruar, dhe dihet boterisht, 3 mije euro para tre vjetesh? Dhe vet i pastrehe? Kurse tani nderton nje vile me gjatesi themelesh 57 m, me toke te blere 2 dollare? Por po te them qe joo aty por edhe me larg si distance nuk eshte aq e lire toka. Edhe 10-20here me e shtrenjte. Te vij tani tek Lalezi. Nuk ka shqiptare qe nuk e di se ajo vile nuk ka asnje lidhje me Sali Berishen. Ajo vile i perket kunatit tim gjysma dhe dhendrit tim gjysma tjeter. Dhe ajo vile eshte blere prej tyre ne ate kohe kur pak kush shkonte atje. Ne vitin 2001. gjithcka qe ka nxjerre Taulant Balla eshte e tera shpifje i nje njeriu ordiner i keqperdoruar nga Edi Rama. Nxirrte njeher vilen e nje biznesmeni qe po ndertohej qe skishte lidhje me mua. Dhe kur i tha biznesmeni qe ajo eshte e imja, pastaj u kthye te tregoje vilen e kunatit tim. Kunati im ka njezet e ca vite qe eshte biznesmen. I cili per hir te se vertetes, cilido qe ti beje bilancin. Ai ka ruajtur te njejtin ritem pothuaj edhe gjate kohes se qeverisjes sime edhe tani. Ai eshte njeri qe punon me fasadat, me xhamin me veshje. Tani eshte nje periudhe qe ai ka pune mjaft per shkak se ka arritje kualifikimi dhe eshte shume i kerkuar. Ose dhendri im. Ka punuar ne Kosove, vajza si senior officer 7 vite. Dhendrri po kaq. Ai eshte nip i nje familje e cila eshte pronare kryesore e tokave ne Tirane. Ata cdo qindarke e kane te kontrolluar dhe transparente. Nqs dikush thote se eshte e njejte pasuria transparente, taksapaguar me ate tjetren qe sdihet nga vjen, qe zonja Rama tha se  e ka ndertuar me parate e Kurbanit.

E keni uruar zotin Rama per lindjen e djalit?

Mua me behet shume qefi qe i lindi djali dhe nuk kam komunikim….Ne qofte se me pyet mua se cili eshte problemi me themelor yni. Problemi me themelor qe erreson te ardhmen e ketyre njerzve, eshte qendrimi ndaj korrupsionit.

Te gjitha sondazhet qe jane bere gjate kohes qe keni qeverisur ju, njerzit kane menduar sistematikisht qe korrupsioni eshte nje gangrene  e  madhe dhe  nuk mund te themi qe korrupsioni ka lindur me Edi Ramen

Shume  e vertete kjo por nqs merr eurostatin, merr anketen e europollit, absolutisht ti gjen se ne cdo vend te Europes, mbi 60 perqind e qytetareve mendojne se qeveria e tyre eshte e korruptuar. Por ka nje dallim shume te madh. Ne cdo vend tjeter ne dijenine time, pervec ndonje vendi te vogel perreth, nqs i del vila tjetrit pa te ardhura, nqs del si skandali ku jan vertetuar 150 milione vjedhje me receta fallso, te gjitha nen dijenine  eministrit Beqaj dhe me urdhrat e tij leshuar. Nqs ndodhi qe ministri i jep tendera vellait te vet ..Erion Veliaj. Kjo eshte efaktuar me dokumenta. Te gjitha mediat e kane nxjerre. Nqs ndodhin keto, une te garantoj ty kurre nuk i falet. Po fatkeqesia jone eshte se ketu falet dhe ne kurre si qytetare nuk do kemi te ardhmen qe meritojme nqs nuk ndeshkojme me vote ata qe na vjedhin ne.

Me pyete per CEZ-in. ka patur 120 mije qytetare qe paguanin me afrofe. Sot ky numer ka shkuar ne 200 mije qe paguajne me afrofe. Kjo do te thote se keta 200 mije paguajne sa 600 mije familje normale. Sepse paguajne 600 mije leke. Akti i pare qe beri ky, ky ktheu afrofene ne nje kohe qe ne e perzume afrofene. Se dyti, ka marre Cezi nje kompani qe i vodhi dhe i ropi shqiptaret. Ja ka marre sahatet se do i vinte sahate te rinj dhe ju ka faturuar qytetareve 620 mije leke sahatin. Qe te gjitha po i rrjep Edi Rama. Po humbjet qe ky thote se i kam ulur mbi bazen e pagesave eshte nje mashtrim fund e krye dhe shume shpejt do te merret vesh. Ky i fali me korrupsion Cezit se ka bere kushkur 620 milion euro qindarke per qindarke te faktuar me fatuar te pranuara nga vet Cezi, dertyrime ndaj tatimeve, doganave, kompanive tona. Dhe ky ja fali. Dhe jo vetem ja fali por i ktheu dh e100 milion te tjera se ndau shuma marramendese me kompanine ceke.

Nuk do humbisnim ne arnitrazh me Cezin ne me ate kontarte?

Absolutisht jo. Me dokumenta ne do fitonim. Ne qofte se avokati te thote se do fitoje, e kemi te gjithe rastin dhe ai ka letren e avokatit. Pse nuk e nxjerr letren kua ai thote se ne e kemi rastin, nuk duhet kurresesi te arrijme ne marreveshje por te pranojme arbitrazhin, te shkojme ne arbitrazh. Kurse zoteria e refuzoi dhe firmosi marreveshjen. Ligji kurrekund ne bote nuk i merr para atij qe nuk ka. Dhe une jam shume dakort qe te gjithe te paguajne energjine pervec atyre qe nukkane. Atyre qe nuk kane energjia u jepet pa leke.

Mos eshte shume e majte si zgjidhje, si Tsipras?

Jo, e majte e djathte, tre gjera atyre qe skane u sigurohen..ushqimi, energjia uji dhe shkolla.

Cilat mendoni ju se do jene surprizat e 21 qershorit, ato qe nuk priten. Psh Tirana, nga sondazhet deri tani, meret e mireqene se do fitoje zoti Veliaj, sipas shifrave flasim. Eshte nje koalicion hiper i madh, i perbere me parti te majta dhe te djatha. Partia Demokratike eshte pothuaj e vetme, vetem partine Republikane.


Une jam shume optimist per te mos thene besimplote ne fitoren e Halim Kosoves. Sepse dallimi midis dy kandidateve eshte i jashtezakonshem. Dmth, nqs Kosova eshte kandidati me qytetar qe ka dale gjate ketyre diteve ne rrugete Tiranes per te kerkuar besimin e qytetareve, Erion Veliaj eshet kandidati me falls, qe nuk eshte ai qe hiqet. Pse eshte nen 15 perqind e kuotes te partise Socialiste. Sepse kane nje ndergjegje politike socialistet. Socialistet e dine shume mire qe ai  rrezoi nga pushteti ne bashkepunim me Sali Berishen. Po marr kete njehere. Futuni n earkive dhe do gjesh shehshet e Tiranes te mbushur me militante te PD duke brohoritur Erion Veline, dhe Andrea Stefani…edhe Muc Nano midis tyre.

Je penduar qe i ke ndihmuar?

 Joo nuk jam penduar por kjo ka ndodhur  sepse keshtu donte Edi Rama. Donte qe te humbiste Fatos Nano. Po Erion Velia per te gjithe socialistet eshte ky, njeriu qe punoi me kundershtarin e tyre me te vendosur per ti nxjerre nga pushteti. Eshte njeriu qe shkoi neper bote ne Kongresin amerikan dhe qendra te tjera per te denoncuar partine socialiste.

Ju dhe zoti Basha, partia Demokratike ka thene qe zoti Rama nuk ka lene per lufte politike, kryetarine bashkise te beje asnje gje. E ka penguar mbi te gjitha me projekte madhore. Deduksioni logjik eshte se nese e ka bere me zotin Basha, do ta beje edhe me zotin Kosova, ateher votojme zotin Velia dhe kemi nje bashkepunim bashki-qeveri.

Se pari zoti Basha ka nje rekord ne kete bashki qe smund ta kete kurre Edi Rama. Beri ate qe ai nuk e beri ne 11 vite, planin rregullues te Tiranes.

Qe zoti Veliaj do ta hedhe poshte?

Po sigurisht, se i duhet 20 perqindeshi atij, do kthehet si Edi Rama te marri 20 perqindeshin. Pa diskutim. Se me plane te pjesshme vidhet, me plane te pergjithshme nuk ben dot gje. Smundet se eshte Kushtetute dhe nuk ………..ploteson dot procedurat, leja  e ndertimit shkon  drejt automatit. Se dyti, ka nje shfrytezim shume te ndershem te prones, jo njeri qe gdhihet milioner se i ben Edi planin  eojeshem kurse tjetri mjeran se i bie hija e pallatit dhe nuk ben asgje. Perkundrazi, ndahet vlera dhe ky eshte nje risi tjeter e planit. Lulezim Basha shtroi vizionin e Tiranes se ketij shekulli. I filloi projektet e medha, beri bulevardin, gjeti financimin, filloi lumin. Beri projektin e stacionit multimodal,  te gjitha keto ne studiot me prestigjoze te botes, jo me ato belgen qe e merr Rama kudo per te ndare paret me te. E kishte edhe ne Berat, ne karriget e para. Pra, me studiot me serioze ne bote.

Jeni dakort qe premtimi per tramin ishte i tepruar?

Absolutisht jo por nuk e la Edi Rama. Jane bere demanshe zyrtare nga autoritetet farnceze,..

Po kur nuk la Bashen, si do lere zotin Kosova?

Po eshte ndryshe. Basha ishte kryetar pasrtie dhe Rama mqs gjate 11 viteve nuk la gje tjeter pervec sistemimit te Lanes, zgjerimit te dy rrugeve deh duke i shtruar pyetjen 30 here gazeatret, na thuaj nje rruge te re qe ndertove ne Tirane. Absolutisht asnje.

 Po zoti Basha cfare rruge ka ndertuar?

Zoti Basha gjate 4 viteve ka ndertuar 45 km rruge. Ka rruge apo sistemime te reja. Kurse zoti Rama ka sistemuar dy rruge, Lanen dhe ka bojatisur pallatet. Ky tjetri ne 4 vite ka ndertuar 500km kanale ujesjellesi, ka shtuar furnizimin me uje ne 50 mije familje. Juve ju kujtohet shume mire se cprobleme madhore kishte ne fillim me furnizimin e ujit. Jane zbutur. Nuk themn se eshte bere shume, duhet shume me teper por pavaresisht nga hakmarrja e verber e Edi Rames ..

Te njejten akuze qe ja u ka bere edhe ai  juve..qe ju e keni bllokuar me bashkine.

Me dokumenta i ka trefishuar fondet, dhe ate unaze qe po perfundon tani do e kishte perfunduar absolutisht Edi Rama por ai nuk donte. Ai donte qe te gjithe fondin ta menaxhonte vet, ta quante dhe Farken pjese te bashkise se Tiranes qe nuk ishte. Pra ne kete kontekst Edi Rama nuk do mundet kurre te matet me trashegimin e Lul Bashes per Tiranen.

 Deklarate e forte kjo ..

Ai s’ka vizion, ai eshte nje njeri pa vizion. Njeriu qe perqendrohet ne fasade, eshte pa brendi.

Për sa i përket koalicioneve: Është normale që partia ne pushtet të ketë një koalicion të madh dhe  atë e keni bërë dhe ju. Shpesh është thënë që ju jeni mjeshtër i koalicioneve, për të maksimalizuar votat, sepse në fund është vota ajo që kërkon një lider që drejton. Ju duket paaftësi e zotit Basha për të ndërtuar një koalicion opozitar, apo le të themi është aftësia e një qeverisjeje për të ndërtuar koalicione?

Dhe pyetja tjetër; A e keni penguar ju zotin Basha të bëjë koalicion me zotin Topi?

Berisha dhe Bamir Topi

Shkakun e koalicioneve të Ramës mund ta gjesh edhe në këtë studio. Po shof para meje Oktapodin. Po shoh tentakulat e tij. Aty mund të vesh fare mirë trungun e Ramës dhe koalicionin e tij. Kaq. Basha nuk mund të ishte i tillë, sepse kjo nuk funksionon, nuk shërben. Besoj se t’u përgjigja për pyetjen e parë.

Pyetja e dytë ishte për sa i përket zotit Topi.

 Jo nuk e kam penguar fare, sepse nuk jam marrë absolutisht. Jo, nuk e pengoj. Kryetari i partisë më kërkon mendim, unë i jap. S’më kërkon, atëherë jo. Nuk më ka kërkuar mendim për zotin Topi, absolutisht.

E keni penguar ju kandidimin e zotit Duka në Durrës?

Jo, absolutisht! Jo! Tjetër punë c’mendohet, por s’është kurrë e vërtetë!

Si është e vërteta? A ka një të vërtetë?

Basha dhe Duka

E vërteta është se kryetari i Partisë Demokratike mendonte se Durrësi duhet të jetë i Partisë Demokratike, pa asnjë vërejtje personale për Agron Dukën.

Dakord, por zoti Mediu ka deklaruar të kundërtën: Që ju kërkua me insistim PD që të kandidojë zoti Duka, për hir të sondazheve.

Kjo nuk do të thotë që unë di gjithçka pastaj pas asaj që them këtu. Mundet po, mundet jo.

Është pak e cuditshme të mendoni që ju nuk dini për gjërat që ndodhin në PD. 

Unë nuk merrem me problemet organizative të partisë, në mënyrë absolute. Kryetari i Partisë Demokratike më ka thënë mua se e vetmja arsye është se duhet ta ketë Partia Demokratike Durrësin. Kjo ka qenë!

Ju jeni takuar me zotin Duka?

Unë shkëmbej përshëndetje me këdo. Për këtë cështje jo. Nuk jam takuar.

Si arritët tek emri i Grida Dumës?

Basha dhe Grida Duma

Arriti kryetari me “poll”-e. Absolutisht. Bëri sondazhin dhe Grida Duma dilte më lart se kandidatët e tjerë në Durrës. Dilte mjaft më lart!

Thuhet që Grida Duma ka një lloj mbrojtjeje nga ju. Domethënë që politikisht e vlerësoni shumë, dhe le të themi e keni katapultuar e i keni dhënë bekimin tuaj. E vërtetë është?

Ata që mendojnë kështu gabojnë! Unë mendoj se Grida Duma ka dëshmuar se është vetja e saj! Është një nga debatueset më të pëlqyera nga elektorati i qendrës së djathtë. E pranishme në mënyrë të vazhdueshme në media, përveç curriculukmit akademik që ka. Unë mendoj që ajo nuk ka nevojë për mbështetje. Absolutisht. Unë pot ë garantoj një gjë. Lulzim Basha, një muaj para se ta caktonte mendoj unë se nuk e ka pasur ndërmend ta caktojë! Por “poll”-et dhe propozimet. Ishte propozuar nga baza dhe kryetari e futi në studim.

Si mendoni, apo marrin peshë qytetet? Sepse shumë figura qëndrore të partive po shpërndahen nëpër qytete, majtas apo djathtas.

Unë mendoj se partia Demokratike ka nxjerrë këtë herë kandidatë të shkëlqyer për qytetet e mëdha.

Kë vlerësoni më së shumti?

Në tërësi i vlerësoj të gjithë. Të shkëlqyer më duken këta. I Durrësit, i Vlorës, i Elbasanit, i Fierit, i Vlorës, i Korçës, i Shkodrës, e me rradhë.

Cila Bashki do të ndërrojë ngjyrë sipas mendimit tuaj?

Kur unë nuk jam në gjendje të flas për shifra dhe përqindje, atëherë nuk më ngelet gjë tjetër të të them se cila nuk do të ndërrojë ngjyrë. Ky është problemi. Por Tirana është me një avantazh të madh, sepse kandidati tjetër i Halim Kosovës është një shtirje reale e njeriut. Është modeli se si shtiret njeriu. Dhe pot ë vesh re, ngaqë ka dalë shumë poshtë me ‘poll’-e në krahasim me koalicionin, kërkon të klonohet. Unë e shkruajta diku; Ai duhet të birësohet nga Majko! Merr Majkon këtu, merr Majkon aty. Përkundrazi i ranë ‘poll’-et. Sepse qytetarët, kur shohin këtë Veliajn në krah, hidhërohen. E hoqi Majkon, dhe dje përfundoi me Spartak Ngjelën, i cili i garantoi shqiptarët se Erioni nuk është i korruptuar. Ja firmosi certifikatën e pastërtisë. Sepse s’është vetja e tij. Sepse ai ndjehet. Është aq fals përballë qytetarëve, aq i shtirur, saqë e ka shumë të vështirë ta shtyjë garën.

Reklamon zoti Veliaj që ka bërë reformën e pensioneve, ka rikthyer zyrën e punës, i ka rikthyer dinjitetin e duhur dhe mbi të gjitha ka orientuar drejt arsimit professional. Këto janë 3 elementë që edhe zoti Rama ka thënë se janë shumë të suksesshëm.

Në qoftë se është e suksesshme rritja e moshës së pensionit të grave shqiptare me 2 vite, rritja e moshës së pensionit të burrave shqiptarë më shumë se gjermanëve, vendit numër 1 të Europës…

Nuk jemi më pas Gjermanisë?

Do të vij edhe aty. Ajo është injoranca e Edi Ramës. Është injoranca e Edi Ramës sepse përqindja është përqindje, kudo në botë! Tjetër punë se ç’mban ajo prapa.

Pra ju i quani të dështuara këto që thotë zoti Veliaj? Të paktën u bë një reformë, apo jo?

Antireformë! Ajo është antireformë për mua. Po të ishte reformë e bëja unë, e bëntë qeveria ime. E kishim ligjin fjalë për fjalë, s’e bënim.

Edhe ligjin e dosjeve e bëri. Ju që s’e keni bërë në 24 vjet.

Ashtu s’është, por do vij!
Ligji i pensioneve; T’u rrisësh moshën në 67 vjet shqiptarëve, në një kohë kur francezët u derdhën në rrugë se vetëm ju rrit në 62 vjet, do të thotë të mëkatosh me më të varfërit e Europës. Dhe ajo nuk është reformë por antireformë, është antinjerëzore! Së dyti, ky hoqi 20 mijë familje nga ndihma ekonomike. Ky është gjeneratori i eksodit. Dhe 32 mijë familjeve të tjera jua kaloi ndihmën nga 46 dollarë, në 16 dollarë. Së treti: Bëri dasmën kështjellore me paratë e taksapaguesve varfanjakë.

Janë martuar edhe të tjerë nëpër kala!

Por me paratë publike asnjë!

S’ka deklaruar që është martuar me paratë publike!

Po i gjeti kontrolli i shtetit! Kontrolli i shtetit ka gjetur dokumenta nga të cilat ky ka përdorur fondin e Ministrisë për të organizuar “Trakufest”. “Trakufest” duhet ta kishte organizuar Ministria e Kulturës, se s’ka lidhje fare me Kulturën ky. Ai ishte aktivitet kulturor. Atje komisioni i kontrollit nuk është zhvilluar kurrë! Për të vjedhur paratë, çfarë është bërë: Nuk janë bërë tenderat, sepse tenderat i kontrollonte. I ka copëtuar në 18 copëza, 18 shuma, të cilat zbrisin nënshumën e tenderave, dhe që të gjitha janë faturuar. Një aktivitet – thotë komisioni i kontrollit, që nuk është zhvilluar asnjëherë përvec dasmës së Erion Velisë. Kjo është shumë e rëndë! Sigurisht që ky shtiret, sepse i rid he kaq mëkatar zor të gjesh. Për të mos hyrë tek kompjuteri i financave të “Mjaft”-it, që humbi! Po nga i doli vila këtij, ku e gjeti vilën?

 Cila vilë? Ku e ka vilën?

Me hipotekë e ka vilën. Në Mullet apo në Farkë. E ka me hipotekë. E kanë botuar mediat, jo unë. 200 mijë Euro! Nga dalin këto kështu? Po të them dicka intime: Unë kam qenë gjithnjë i apasionuar pas shtëpisë, por nuk e bëra dot kurrë! Pse? Sepse s’dalin paratë, sigurisht! Nuk është se s’doja!

Si, ju keni pasur pasionin të kishit një shtëpi, dhe nuk e bëtë dot?

Absolutisht s’e bëra, haptazi!

Po pse s’jua bënë fëmijët?

Zotëri, fëmijët kanë jetën e tyre.           

Të jesh 24 vjet në krye të një vendi ku politika është akuzuar që ka vjedhur sistematikisht, që janë bërë me vila, me palate e me saraje, dhe jut ë most ë keni mundësinë të bëni një shtëpi?

Absolutisht, kam një apartament 127 metra katrorë, por jam lindur e jam rritur në një shtëpi që ka një sipërfaqe të paktën 300 metra katrorë.

E paskemi edne një ëndërr në sirtar, të parealizuar!

Jo! E kam hequr me kohë!

E ku e keni menduar?

Kam pasur shtëpinë time ku unë jam lindur. Kulla ku jam rritur. Ka një sipërfaqe mbi 300 metra katrorë.

Tani që nuk jeni aq shumë i zënë, a jeni kthyer në Tropojë?

Nuk kam shkuar, jo! Ajo pati pësuar dëmë shumë të mëdha. Unë kam miq plot.

Nuk keni filluar ta rikonstruktoni? Se në njëfarë mënyre ju jeni një figurë që ka një histori, dhe këto janë elementë historikë.

Po e rikosntrukton djali. Ajo pati dëmtime serioze, por po e rikonstrukton djali.

Endri Fuga, ai që është në krye të zyrës së medias, ka bërë një status të cilin unë po e citoj.

Cili? Ai pasionanti i parukeve?

Nuk e di për pasionin e parukeve.

Po si s’e di? Atë e di e gjithë Shqipëeria, e gjithë bota. Nuk e dini ju që u gjetën në orën 2 të natës në paradhomë me paruke? Tju tregoj këtu foton, të atij me paruke? Me paruke së bashku me këtë zëvendës ministrin. Mos më thuaj që nuk i ka passion paruket ai! Pyet Erlën se e ka pasur në shkollë Erla. Iku ai se mbeti.

Zoti Fuga thoshte se nuk po kërkojmë drejor për maternitetin. Pra dua të them se zoti Kosova të gjithë fushatën po e bazon tek historia e tij e suksesit në maternitet. Mendoni se mjafton një shef materniteti për të menaxhuar një qytet që ka edhe peshë politike, sepse është një ‘miniqeveri’. Nuk ju duket pak e tepruar kjo fushatë?

Absolutisht. Nuk ka dhunti më të madhe se aftësia menaxheriale e drejtuesit. Nuk ka dhunti më të madhe. Kyçi i çdo suksesi, themeli i çdo suksesi qëndron në menaxhim. Pse falimentuam ne tërësisht në socializëm? Një falimentim i tmerrshëm. Sepse kishim 0 menaxhim, si system i tërë! Çdo sipërmarrje falimenton nga menaxheri. Çdo të thotë të menaxhosh maternitetin? Unë kam qenë President, kam qenë Kryeministër… Edhe sot pot ë më pyesësh, nuk di një institucion më delikat dhe më të vështirë në menaxhim se sa materniteti. Halim Kosova i mahniti të gjithë në një kohë kur shëndetësia ishtë në një degradim total. Në një kohë kur në maternitetin Mbretëresha Geraldinë nuk shkohej. E mori dhe e shndërroi në një histori shembullore suksesi.

Për hir së vërtetës, i mbështetur shumë me pak nga qeveritë shqiptare, por nga USAID, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që donin që gratë e Tiranës të kishin kushte minimale lindjeje. Dhe ata gjetën tek Halimi një partner vërtet të shkëlqyer. Pra, të më thotë qytetari për doktor profesor Halim Kosova, studiues shkencëtar në këto këto fusha, se kërkimet e tij shkencore s’janë garanci, edhe unë i them se nuk janë garanci. Por menaxhimi është garanci. Dhe Halim Kosova, më i njohu se për çdo gjë tjetër, është për menaxhim. Dhe pot ë shohësh në parim, cfarë tha: Kaq më jepnin, në këtë mënyrë i kam përdorur, kaq tepronin! Por kjo është vetëm njëra anë. Trajtimi i stafit; ai do një trajtim stafi të shkëlqyer. Edhe në diktaturë, menaxhimi i materniteteve ka qenë problem kryesor. Dhe një nga meritat më të mëdha të professor Gliozhenit ishte menaxhimi i shkëlqyer që i bënte maternitetit. Do seriozitet të madh. Materniteti do seriozitet absolute në menaxhim, do përkushtim, do ndershmëri, shumë gjëra. Është shumë delikat në shumë aspekte.

 Po akuzave që ngrenë media të ndryshme: Si e ngriti atë klinikë aq të shtrenjtë dhe aq të pasur?

Po këtu kanë qenë ata. Kanë qenë gjithë kohën në qeveri kur ka bërë klinikën. Pasi i kanë propozuar disa herë të marrë funksionet më të larta, pasi e kanë thirrur për t’i ngarkuar detyrat më të larta, pasi Edi Rama publikisht e ka shpallur njeriun e qytetit të Tiranës…

E sqaroi; nuk ka qenë njeriu i qytetit, por një ndër njerëzit që morën çmim atë vit.

Mori! E shpalli! E tani ta kthejmë mbrapsht? Jo more zotëri, nuk kthehet mbrapsht! Ai është një garanci shumë e madhe!
Mer këtë zotërinë, çfarë bëri ky 2 vjet në Ministri? Përjashtoi 20 mijë familje, përdori paratë për dasmën e tij në Kështjellë, 2 raundesh. Përdori paratë për tja dhënë vëllait të tij, nuk shpërndau ndihmën e papunësisë. Nuk shpërndau kompensimin për energjinë. Nuk i shpërndau. Ky është menaxhim?! Kjo është pashpirtësi dhe grabitje! Kurse tjetri (Kosova) ka një jetë të tërë! Gjej ti një njeri të thotë fjalën më të vogël për të, se më kërkoi para, se është arrogant, se nuk më kreu punë. Kurrë! Shifni fushatën e tij, një fushatë qytetare! Një njeri i panjohur për mediat arriti të kotnurojë një fushatë të dimensionit të tij. Mua më thonë shpesh: Sikur ta thojshtë këtë gjë! Nuk mund ta thotë ai këtë. Ai është vetvetja. Nuk mund të thotë ai atë që duam ne!

Po për zotin Kosova a ndikuat ju që të ishte kandidat?

 Jo! “Poll”-et, “poll”-et. Jua them kështu…

Kush ka qenë në garë?

Kanë qenë disa politikanë, po Kosova ka dalë më mirë! Qartësisht më mirë!

Berisha dhe Gjergj Bojaxhi

Po për zotin Bojaxhi çfarë mendimi keni?

Është i përzgjedhuri i maxhorancës për të dëmtuar Kosovën, kaq!

Përse është i përzgjedhuri i maxhorancës? Kur në fakt deklaratat më të forta po ia  bën edhe ndaj Veliajt!

Lëre ç’po bën tani. Unë e njoh atë! Ai budalla nuk është! Më fal ë! ka një emër… Që të tallet me veten e tij, është larg parametrave. Atë e ngarkuan që të merret me naftën e me gjëra… Shiko, nuk ka rëndësi!

Ju po thoni që është i futur nga e majta, për të marrë vota të djatha?

Po Hermesi, e di… Jo Hermesi, më thuaj pak për Hermesin.

Po çtë keqe ka këtu? Ja ku e ke Bamirin, nënkryetarin tim. Ja ku e ke Bamirin, se si u ëmbëltua. Sa u bë President u ambjentua me Edi Ramën. Këto ndodhin, janë gjëra që ndodhin! Dhe u ankua se më ka bërë me detyrim Sali Berisha President! Po lëre të mos merremi me këto punë. Ai padiskutim që është kandidati i tyre për të dëmtuar halim Kosovën. Por unë gjykoj se qytetarët do të dinë të gjykojnë mirë, do të dinë të kuptojnë!

Por në sondazhe del mirë!

Shiko, unë kam qëndrimet e mia ndaj “poll”-eve. Por qytetarët do të dijnë të kuptojnë se çdo votë e qendrës së djathtë apo e qendrës që shkon në drejtim të tij, është një votë kundër Halim Kosovës. Dhe s’është interesi i tyre. Besoj se nuk ka njereëz aq budallenj sat ë mendojnë se ai do të bëhet Kryetar Bashkie! Atë e di dhe vet. Ai e di që është një lloj kamikazi në këtë rast për Erionin, por fundja le të shkojë. Se vend i hapur jemi ne!                   

Në Shkodër gara është shumë interesante. Kemi dy zonja që edhe janë takuar. Por ju e keni prishur këtë atmosferë duke folur për kandidaten e majtë, Keti Bazhdarin.

Jo! Unë shpreh keqardhje! Keqardhje sepse e shitën! Është kandidatja e parë në histori, në memorien time që shitet, që nxirret në rrugë. Që do të thotë që dje për herë të parë, PS-ja tha që s’është e jona. Është e LSI-së. E dinit ju këtë? Askush s’e dinte këtë! S’e kishin thënë kurrë! Ajo është anëtare e forumeve të larta të Partisë Socialiste. Ajo është eksponent kryesor socialist i Shkodrës. Dhe dje, pasi doli humbëse në të gjitha aspektet, dje u shit për të shitur humbjen. Qëlilim cinik! Dhe pasi Tom Doshi që një ditë përpara na bënte fushatë me Gjok Lleshin, kandidatin e partisë Socialiste për Vaun e Dejës, doli e tha që ajo është e LSI-së! Unë mendova se kjo ishte një lajthitje e Tom Doshit e ndonjë lloj intrige e tij. Por doli edhe ndërmjetësi i Edi Ramës me Tom Doshin, Taulant Balla, i cili tha se ajo është e LSI-së! Nuk mund të harxhojmë kohë ta diskutojme, sepse një shitje të tillë s’ja kanë bërë kujt kurrë. E dini që LSI po blen vota në Shkodër, me xhinse, me të brendshme, me të jashtme, dhe u thotë vetëm për këshilltarë.

Nga e morët këtë informacion?

Por ne kemi një ushtri të tërë anëtarësh të Partisë Demokratike  që vigjilojnë nga mëngjesi deri në darkë.

Nuk keni frikë se ata ose e amplifikojnë një informacion ose e sajojnë për hir të luftës politike?

A i ke parë njerëzit me tufë parash në zyrat e tyre?  

Ku i keni parë? As ju as unë s’i kemi parë!

Po si ore s’i kemi parë?! Ato janë të vërteta të gjitha.

Kush jua garanton që atë nuk e ka marrë një militant i Partisë Demkratike, ka bërë një foto dhe e ka sajuar?

Uroj që Prokuroria t’i hetojë. por kjo s’ka mundësi se ishte dyqani. S’të le askush të bësh gjëra të tilla, të bësh foto. Duket e cudtishme që të blejë Ilir Meta.

Ju duket e arsyeshme që Presidenti i Republikës bën një deklaratë pikërisht për këtë çështje? Ka një sinergji midis jush? Një formë bashkëpunimi, që shpeshherë trumbetohet nga e majta?

E përgëzoj Presidentin e Republikës për këtë deklaratë! Fakte! Ne kemi paraqitur fakte dhe për çdo gjë flasim me fakte! Po ato pamjet ku klonoheshin kartat? E pra, ka fakte! Ka një përpjekje titanike për një farsë elektorale. Po gjuajtja e kryetarit të opozitës kur ka ndodhur ndonjëherë në këtë vend? Kurrë s’ka ndodhur të gjuhet kryetari i opozitës! Dhe Edi Rama nuk shqipëroi dot një fjalë! Nuk dënoi aktin më të shëmtuar. Aktin që mund të çonte vendin në një situatë tmerrsisht të vështirë.

Meqë dolëm tek situata e vështirë; Ju keni thënë se harta e re elektorale është bërë për t’i fituar zgjedhjet në tavolinë. I qëndroni akoma kësaj?

Absolutisht që ata me atë qëllim e bënë, por që s’do i fitojnë! 

Ka ndonjë plan të Partisë Demokratike, për të bojkotuar zgjedhjet në fund, me frikën e humbjes?

Jo, nuk e besoj! Unë jam gjithnjë kundër bojkotit! Por “Salamandra” u bë e famshme edhe në Bruksel tashmë. U bë e famshme edhe në Washington . Kudo flitet për “Salamandrën” e hartës së Edi Ramës. “Salamandra” është një mekanizëm i vjedhjes së zgjedhjeve, i manipulimit të zgjedhjeve dhe ky është një problem shumë madhor. Për fat të keq këtu është sjellë për vezhgim një njeri i cili është universalisht i njohur për lidhjet e ngushta e të pandershme me Ramën dhe me Partinë Socialiste.

 Armiku juaj i kahershëm?

S’është armik i imi ai. Ne vitin 1996 nuk pranoi të fuste fjalën ‘bojkot’ në raport të Partisë Socialiste. Në 2009 bëri një raport nxirës dhe ja hodhën poshtë totalisht.

Keni zhvilluar së fundmi një takim me ambasadorin e SHBA. Jua dha ai juve listën e personave me rekorde kriminale?

Unë mund të them se ky ambasador i SHBA-së dhe ambasadorë të tjerë, në mënyrën më serioze janë të angazhuar të ndihmojnë ata që duan të ndihmohen për dekriminalizimin e institucioneve të këtij vendi. Dhe unë kam një mirënjohje shumë të thellë për ta. Nuk është problem listash. Unë edhe njëherë shfrytëzoj rastin ta falenderoj shumë dhe jam i bindur se PD do të udhëheqë me shembullin e saj në këtë proces!
 

Po akuzat ndaj ambasadores së Bashkimit Europian, që po con ujë në mullirin e Edi Ramës. Pse? 

Zonja është e njohur për njëanësinë e saj. Ajo ka qenë e lidhur ngushtësisht me këta, para se të vinte këtu. Edhe pse kjo s’do të thotë asgjë, mjafton që të mbajë një qëndrim objektiv! Në mënyrë të përsëritur ato që kam thënë, ato që kam shkruajtur janë të vërteta, një për një. Se ajo bën takime, dhe në takime mbron tezat e Edi Ramës. Dhe në një proces kaq delikat deshi ta mbyllë me “Google”. Rama do ta mbyllë me “Google” atë. hajde mbylle me “Google” ti po deshe dekriminalizimin. Që po të hysh në “Google” e të kërkosh për x apo për y person, gjen gjërat më të paimagjinueshme, nga më të qenat e më të paqenat.

Ju thatë që zoti Rama nuk shprehu asnjë shenjë solidariteti kundrejt lëshimit të karriges. Po ju pse nuk shprehët solidaritet ndaj kërcënimeve që ju bënë zotit Tahiri?

Unë kam shprehur solidaritet, po unë kam një gjë me zotin Tahiri. Në qoftë se ju kujtohet, absolutisht me mirëdashjen më të madhe i kam thënë këto fjalë: Mos hy mes bandave! Mos u bë zëdhënës i njërës bandë për bandën tjetër, se do ta pësosh shumë keq. Në qoftë se Sajmir Tahiri apo cilido pushtetar bëhet me njërën bandë ai kompromenton rëndë veten. Sajmir Tahiri është i rreshtuar kokë e këmbë me bandën e Shullazit. Është Rama dhe Tahiri që mbrojnë Shullazin, e dërgojnë në Durrës për misione për të ndihmuar Dakon e pashpresë, ndonëse ai ka edhe banda të tjera. Dhe nuk i tregojnë vendin kur ai ka kërcënuar me jetë kryetarin e opozitës. Po me këtë tjetrin: A e dini që e ka mbajtur një muaj në burg Gjutën pa asnjë lloj dokumenti? Në qoftë se i trajton njerëzit me armiqësi të tillë bën një gabim shumë të madh!
 
 Ju duket i drejtë kërcënimi? (i Gjutëës)

Absolutisht i dënueshëm! Pa asnjë diskutim! Edhe unë, si çdo Kryeministër, mund të kem pasur gjatë gjithë jetës sime kryeministrore me dhjetëra e qindra kërcënime. Në celularin tim, me emër mbiemër, ose pa mbiemër pa emër. Por s’jam marrë kurrë me to! Ky është qëndrimi im! Ai bën mirë që merret, por jo të bëjë padrejtësira, të mbajë tjetrin në burg edhe pasi i kishte dalë çdo e dhënë që s’ishte. Pse nuk shkoi t’i arrestonte dhe gjyshen, që vendos dhe bomba? nuk veprohet në këtë mënyrë! Nuk veprohet me pasione! Ti je Ministër. Kush ja ka dërguar mesazhin le ta gjejë. Unë dënoj çdo kërcënim! Por ama, që të vijë “Toyota” e blinduar para një muaji me çmim përrallor, edhe këto janë shpenzime të mëdha!

Edhe Benzi që u mor për Kryeministrinë ishte shpenzim i madh, 700 mijë Euro!

Absolutisht s’e kam marrë kurrë për Kryeministrin. E kam marrë për delegacionet, kam bërë gjënë më të mirë dhe duhet të merrja dhe një tjetër për delegacionet! Sigurimi i delegacioneve të huaja është detyra më kryesore!

 S’ka ndodhur ndonjëherë ndonjë incident.

 S’ka ndodhur sepse janë marrë të gjitha masat. pra, në atë “Benz” që kam blerë nuk jam futur qoftë dhe një herë të vetme. Kurse Edi Rama gjënë  e parë që bëri, mori atë “Benz”, dhe bëri gabimin më të madh se e kishte një “Benz” të blinduar Kryeministria, nga paraardhësit e mi! Pra ky mori atë tjetrin se ishte shumë më komod! Kalon nga qyteti në qytet me dopio blind. E ke vënë re se si është i fryrë si “fuçi”, mezi i mbërthehet xhaketa!

 E njëjta gjë është thënë dhe për ju!

Unë kaloja me një triko me mëngë të shkurtra. Gjithë jetën time kam veshur vetëm një herë antiplumbin në Afganistan, ku autoritetet e NATO-s e kërkuan. Kurrë s’kam veshur! Kurse ky shifeni si shkon, si “fuçi”!

Pse mendoni se e bën këtë?

Ka frikë ky, është frikacak! Është i tmerruar shumë, i kompleksur nga frika! Ai vuan nga fobia! natyra e tij fobitë janë!

Kalojmë tek Durrësi: Zonja Duma dhe zoti Dako! Ku e keni provuar zonjën Duma si administratore? Sepse  nëse zotin Kosova e dimë që e ka bërë mirë, zonjën Duma nuk e njohim fare si menaxhere. 

Dy kandidatë të pakrahasueshëm! Zonja Duma është një intelektuale, durrsake, e shkëlqyer. Së dyti: Çfarë i ofron Durrësit ajo? I ofron vizion! Çdo gjë mund të gjesh tek “Gjushi”, por vizion nuk gjen përveç betonit dhe betonieres së tij! Asnjë qytet nuk ka potencialet e Durrësit!

E keni thënë shpesh këtë. Pse?

 Është i bekuar, ka detin ai, ka portin, ka plazhin! Po nuk ka gji më të bukur kund se gjiri i Durrësit. Për mua harroje se gjen në hartën e Europës a të botës gji më të bukur se gjiri i Durrësit! Të tjerat duken se kanë emër, por kur shkon atje, absolutisht Durrësi është më i bukur! Por ky e shkatërroi!

Po pse e latë zoti Berisha? Ne e dimë shumë mirë që kur ju keni dashur diçka, e keni bërë! Edhe para zotit Dako ka qenë një kryebashkiak i Partisë Demokratike.

Jo! Por qeveria vendore është qeveri vendore! Në qoftë se kthehesh në ato vite (te PD) në plazh, që është në nderin më të madh të Arqile Goresë, do ta gjesh plazhin absolutisht sic ka qenë 10 vite para tij.

Pse nuk kandiduat zotin Gorea?

Ai po jep kontribut të madh te zonja Duma!
Pra, plazhin e shkatërroi ‘famozi’ Miri Hoti dhe e vazhdoi “Gjushi” që e ka babëzinë 4 herë më të madh se trupin! “Gjushi” është një babëzor i papërmbajtur në beton. I përzuri të gjitha kompanitë betoniere nga Durrësi sepse donte që vetëm ai të shiste beton! Ai ka bërë krimet më të shëmtuara. Çfarë ka në Durrës, më thuaj ti mua! Çfarë ka bërë 8 vite, të na tregojë një gjë! Edhe atë rrugën që të çon nga porti e ka bërë i ndjeri Sokol Olldashi!

Ka bërë qendrën e Durrësit, “Sfinksin”…

Qendra e Durrësit… Fondi Shqiptaro-Amerikan. Çfarë bëri ky 8 vite? Ai ka pasur buxhetet nga më të mëdhatë! E di çfarë do të thotë biznese në Durrës? A e kupton çdo të thotë? vetëm plazhin po ta kishte patur, bizneset e plazhit, e di çfarë do të thotë? Por “Gjushi” e shkriu, e shterroi! A e di që s’e pëlqejnë më plazhin e Durrësit? A e di që nuk shiten më apartamentet në plazhin e Durrësit? Kjo sepse ai do të shiste betonin! Sepse ai s’kishte asnjë interes tjetër! “Ndërtoni që unë të shes betonin”! Të pasurohej, e t’ja conte Edi Ramës. Po pse Edi Rama nuk çel gojë? Si vëlla ka Koçon, por pse e ka edhe “Gjushin”, si vëlla nga halli e ka! Sepse “Gjushi” e paguan, sigurisht!  

Çfarë paguan “Gjushi”? Kujt?

Para’! Edi Ramës! Po të mos i paguante para, për pistën e çonte aty ku e meriton. Ai po ndërton pistën 200 metra në det. Do të thotë të shkatërrosh detin! Po e ndërton atë, duke shfrytëzuar projektin e rrugës për në “Currila”. Jo kështu s’bëhet! Ne kemi investuar në Durrës. kemi ndërtuar terminalin në atë kohë, nga më modernët, kemi investuar në kanalizime, kemi investuar në ujësjellës. ujësjellësi po degradon këto dy vjet që e mori “Gjushi”. Pra, çfarë ka “Gjushi” për t;u votuar? Ka bandat! Dhe këto ditë i ka dërguar Rama Shullazin në ndihmë! Dhe ne po e ndjekim!

E keni të faktuar?

100%! Pa diskutim!         

Çfarë funksioni ka Shullazi?

Atë e di “Gjushi”.

A ju duket i shëndoshë koalicioni PS-LSI? Dhe a ka më mundësi që Partia Demokratike të rikthehet në koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim?

Koha faktoi se koalicioni PS-LSI është i ndërtuar mbi krimin. Koha e faktoi tërësisht sepse siç u tha atë kohë që “të bashkoheën të gjithë qelbësirat për të përmbysur Sali Berishën”. Qelbësirat dolën mbi ujë në Parlament, në administratë, ne polici, në ushtri dhe kudo! Keni parë ndonjëherë nje Repart Ushtarak që të mbushet me flamuj të Partisë Socialiste, siç bën “gjeneral trafiku”.
 

Kam parë shkollat që linin mësimin se kishin takim me ju.

Absolutsht po! Por kurrë në fushatë! Kurrë në fushatë! Koncepti im është ky: Unë s’i them fare Edi Ramës përse takohet me mësuesit, dhe me cilindo punonjës.

Jo mësuesit. Të gjithë nxënësit, e gjithë shkolla. Këtë e dimë sepse është bërë sistematikisht! Edhe Nanon kështu e kanë pritur, edhe metën, edhe juve!

Fëmijët janë të pranishëm, por jo se lihen shkollat! Fëmijët e pranishëm janë në ço shesh të botës. Ta kemi të qartë!

Kolaicioni PS-LSI, a ju duket i qëndrueshëm?

Asgjë që bazohet mbi krimin s’është e shëndoshë dhe e qëndrueshme, përkundrazi. Me dosjen “Meta” kanë krijuar një lidhje krimi më të madhe sepse u deshën të “ekzekutohen” dy deputetë.

Vazhdoni të mendoni se nuk ka qenë e gjitha një “thriller”?

Unë nuk di një njeri që nuk beson në atë!

Mendoni se do dalin fakte për atë histori, apo do mbetet me kaq?

Unë mendoj se e vërteta vonon por nuk harron!

Po bashkëpunoni ju me zotin Doshi tani në Shkodër?

Në mënyrë kategorike kurrë! Kurrë!

Zonja Topalli përse është anashkaluar në Shkodër?

Jo! Zonja Topalli është nga më aktivet. Po bën fushatë.

 Vazhdon të jetë pak e zhgënyer për zgjedhjen e zotit Basha?

(qesh) Se çfarë sentimentesh ka ajo nuk e di, po për fushatën në Shkodër është duke bërë çdo ditë, ç’është e vërteta.

Vazhdon të jetë ajo femra më e fortë e Sali Berishës në politikë? Ka qenë krahu juaj i djathtë për shumë vite!

 Jo, ajo është e vetes së vet. Sigurisht nënkryetare!

Pse është kthyer zoti Patozi në deklarata për shtyp? Ka filluar del sërish nëpër deklarata.

Sepse zoti Patozi është ngarkuar nga udhëheqja e PD-së për Bashkinë e Vorës, ku po bëhet një terror, ku Ilir Meta do ta marrë. A mund ta imagjinosh ti t’i dërgohet biznesmenit mesazhi: “O biznesin, o mandatin!”?

Çfarë mendoni se duhet të ndodhë nëse Partia Demokratike humbet   zgjedhjet lokale me zotin Basha? Pra a duhet të largohet zoti Basha nga drejtimi i PD-së?

Po si mund të mendoj unë të pamendueshmen? E pamundur!
 

Po nëse. Hipotetikisht. 

Hipotetikisht unë nuk shkoj tek e pamendueshmja, tek e pabesueshmja. Unë jam modest, qëndroj brenda të mendueshmes, brenda të besueshmes.

Rezultat i mirë për Partinë Demokratike do të ishte një ngritje e votave në krahasim me 2013, përvecse fitores?

 Asnjë humbje s’është e mirë! Fitorja, qoftë dhe e vogël është e mirë! Shkëlqen!

Mendoni se do shkëlqejë Partia Demokratike në këto zgjedhje?

Mendoj se po. Kam shumë besim!

Ditët e fundit do angazhoheni në fushatë? Nuk ju zgjohen dëshirat kur shikoni ato sheshe?

Unë jam konsistent në mendimet e mia!

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura