Berisha: E vërteta e bllokimit të lejeve të ndërtimit, vetëm ato që ‘s’i ngrohin xhepin’ Ramës

Aug 11, 2015 | 17:19
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot vendimin e bllokimit të gjithë lejeve të ndertimit në të gjithë Shqipërinë. Sipas tij, e vërteta është se janë bllokuar vetëm ato leje “qe nuk kalojne nga xhepat e Edi Rames, dhe do miratohen vec ato qe deshiron Mr. 20%shi”.

Sali Berisha
Sali Berisha
Statusi i plotë i Sali Berishës

Ja vendimi i 20%-it ne mbare vendin!

Bllokohen lejet e ndertimit por jo per pallatet mbi 6 kateshe. Ato do t’i firmose personalisht Rama!!

Te dashur miq, dje mediat njoftuan mbi vendimin e fundit te bllokimit te gjithe lejeve te ndertimit ne te gjithe Shqiperine. Te bllokosh gjithe lejet e ndertimit te privateve ne gjithe vendin ne nje kohe krize ekonomike dhe papunesie te renduar eshte nje veprim jo i mencur dhe i nxitur nga urretja apo dhe psikoza e renduar. Kjo pasi shumica e njesive te qeverisjes vendore kane planet e tyre urbanistike ne fuqi dhe ndarja e re administrative mund te detyronte bllokim te lejeve vetem ne ato nen-njesi qe nuk kane te miratuar ende planet rregulluese.

Nderprerja e gjithe ndertimeve private ne gjithe vendin ne kushtet kur shumica e territorit te vendit kane plane rregulluese eshte nje veprim antikushtetues anti ligjor dhe armiqesor ndaj pronareve private qe duan te zhvillojne ne perputhje me planet e miratuara zyrtare, ndaj punesimit, ndaj biznesit dhe ndaj ekonomise dhe zhvillimit ne pergjithesi.

Mirepo sot na doli se ne fakt lejet per ndertimet mbi 6 kate mund te vazhdojne por vetem duhet te shkojne “te ngrohen” tek Edi Rama. Pra, me vendimin e djeshem jane te bllokuara te gjitha lejet qe nuk kalojne nga xhepat e Edi Rames, dhe do miratohen vec ato qe deshiron Mr. 20%shi Kjo eshte de-facto rilindje e 20% rryshfet per cdo leje ndertimi ne Shqiperi.

Me kete akt Edi Rama per hir te 20%shit shpallet edhe si kryetar i gjithe bashkive, edhe si kryeplak i gjithe fshatrave te vendit, ndonese Kushtetuta parashikon ndarje te pushteteve, pra te kunderten!! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura