Berisha bën deklaratën e fortë: Deripaska përfitoi tendera nga Balluku në Albcontrol, rrugë dhe ujësjellës. Gjiknuri përjashtoi kompanitë e tjera për të shpallur fitues rusët

Feb 3, 2023 | 7:25
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar mbrëmjen e sotme lidhjen e dy prej ministrave të qeverisë Rama me oligarkun rus Oleg Deripaska.

beirsha-balluku

Berisha u shpreh sonte në Opinion se Deripaska ka qenë investitor strategjik në Shqipëri dhe ka përfituar tendera nga zv/kryeministrja Belinda Balluku në Albcontrol, rrugë dhe ujësjellës.

“Deripaska ka 6 kompani. Ka qenë investitor strategjik në Shqipëri. Ai ka pasur tendera në Albcontrol me zonjën Balluku e cila nuk ka çorbë që të mos jetë e përzier. Ka marrë tendera në rrugë, në ujësjellësa. Kompanitë e tij kanë qenë. Ajo që ka ndodhur është se Deripaska i sanksionuar nga SHBA në vitin 2018 ka vazhduar i qetë në një parajsë veprimtarinë e tij ekonomike deri në vitin 2022 në Shqipëri.  A e ka takuar Edi Ramën apo jo nuk mund të them”, tha Berisha.

Ai gjithashtu denoncoi edhe implikimin e Damian Gjiknurit në raport me oligarkun rus duke theksuar se ai ka përjashtuar nga gara kompanitë e tjera në fushën e naftës, për të shpallur fituese ato ruse në shkelje të kritereve të përcaktuara.

“Ka pasur një nxitim ose një prurje të madhe të kompanive ruse këto vite. E dini historinë e naftës? Tre fusha të mëdha nafte në Shqipëri, Damian Gjiknuri absolutisht në shkelje të ligjeve përjashton kompani të tjera dhe për të njëjtat motive që përjashtoi dy tre kompani të jera, jua jep dy kompanive ruse. Ata shkuan n në gjykatë e fituan gjyqin. Kompanitë e tjera që përjashtoi Gjiknuri nuk kishin dorëzuar primin për tenderin. Ato u përjashtuan. As ato ruse nuk e kishin dorëzuar dhe e pranuan. Kompanitë e tjera shkuan në gjykatë”, deklaroi Berisha.

Ish kreu i qeverisë denoncoi shkelje edhe në fushën e importit të gazit nga vendet e huaja.

“Ju mburreni se bllokuat mallin e pisët rus për të marrë një mall më të pisët nga vendet e tjera. Gjermania ka rritur të bllokojë tërësisht gazin rus nga 60% që ka qenë në zero sot. Fitore historike. Ky tani i thotë Gjermanisë sepse nuk merr gazin rus sepse është i inkrimuar, dhe merr gazin e Katarit. Pse Katari me Rusinë krahasohet sot. E krahasojnë agjentët e Putinit. Agjentë influent janë të gjithë personat që kanë ndikim në opinionin publik. Që kanë një status të caktuar. A nuk është Rama i vetmi kryeministër në Europë që kalon nga samiti në samit duke kërkuar të mos i kërkohet Serbisë të respektojë sanksionet”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura