Berisha bekon paktin PD-LSI: Është shpresa e vetme kundër narkoshtetit

Oct 18, 2017 | 22:03
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha, tryezën e partive opozitare të mbajtur paraditen e sotme, e ka quajtur historike për të marrë në dorë fatet e vendit.

22528546_886153831545525_9202251410962010711_n

Statusi i plotë

Nje zhvillim historik per fatet e vendit!

Te dashur miq, partite e harkut opozitar parlamentar dhe jo parlamentar paten sot nje takimi te suksesshem, ne te cilin diskutuan provat e reja, te cilat faktojne ne menyre perfundimtare se ne Shqiperi nuk kemi te bejme me deshtimin e shtetit ne luften kunder trafiqeve por me krijimin e narkoshtetit, ne te cilin institucione, qeveri vendore, ministra dhe vet kryeministri merren vete direkt me trafikun e droges, bashkepunojne me banda, lehtesojne dhe mbulojne veprimtarine e tyre kriminale.

Krijimi i Frontit te Bashkuar Opozitar eshte nje zhvillim historik, si shpresa por dhe rruga e vetme per permbysjen e Narkoshtetit, qe me bandat zyrtare dhe jo zyrtare te narkoministrave, narkodrejtoreve te Norieges me miliardat e eurove qe disponon, kontrollon jeten, veprimtarine, voten, token, detin, ajrin e shqiptareve.

Permbysja e Narkoshtetit eshte mision historik i opozites shqiptare!

Duke pershendetur kete zhvillim te nje rendesie jetike per fatet e vendit, ju ftoj te dashur miq, ju dhe te gjithe qytetaret shqiptare, pavaresisht nga bindjet politike te mbeshtesim me te gjithe energjite tona Frontin e Bashkuar te Opozites Shqiptare ne misionin e tij historik! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura