“Berisha, bashkëpunëtor i Millosheviçit dhe UDB-së”- Balla: Ditën që do mblidhemi për Srebrenicen, zotëria ka thirrur protestë

Jun 23, 2022 | 11:28
SHPËRNDAJE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se Sali Berisha është bashkëpunëtor i Millosheviçit dhe UDB-së. Nga Kuvendi, Balla u shpreh se pikërisht ditën kur është rënë dakord për të diskutuar për gjenocidin në Srebrenicë, Sali Berisha ka thirrur protestë.

 

“Sa i përket bashkëpunëtorit të Milloshevicit, edhe këtu rregullorja thotë që fjala merret vetëm njëherë. Zotëria që zgjohet vonë dhe vjen të rikujtojë bashkëpunimin me Milloshevicin në thyerjen e embargos dhe furnizimin e makinerisë së Milloshevicit me nafte, natyrshëm që kuvendi nuk mund të behet pis.

Kur ramë dakord për gjenocidin në Srebrenicën, kur ne të mblidhemi më 7 korrik për të kujtuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, zotëria ka thirrur protestë.

E kuptoni seriozitetin që ka bashkëpunëtori i Millosheviçit dhe UDB për çështje që lidhen me interesin kombëtar”, tha Balla.

BERISHA REPLIKA ME NIKOLLEN

Me herët Berisha replikoi edhe me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla: “Nuk keni absolutisht asnjë tagër përveç mosluajalitetit të plotë të këtij parlamenti të silleni në këtë mënyrë. Ju po shkruani rregulloren e Kuvendit, ju kryeni krim sepse po shkelni ligjin e parlamentit.

Aty përcaktohet qartë se cili është qëndrimi që mbahet ndaj rezolutave. Brenda tre ditëve nga data e depozitimit, ajo shqyrtohet nga Kuvendi.

Rezoluta për krimet serbe në Kosovë ka tre javë që pret të shqyrtohet.

Parlamenti nuk është dyqani yt, ti nuk ke as konceptet më elementare.

Ligji i parlamentit parashikon që kryesia e parlamentit ta sjellë në sallën e parlamentit çështjen, jo në komisione.

Ju po e trajtoni parlamentin në mënyrën më primitive, në mënyrën më të padenjë. Po e trajtoni sipas urdhrave që merrni nga Edi Rama.

Ju po rrisni shkallën e konfliktualitetit në parlament. Nuk ka kush të drejtë të shkelë të drejtat e deputetëve në Kuvend. Pse ju djeg dënimi i gjenocidit serb në Kosovë? Kjo është antikushtetuese dhe antiligjore”.

© Panorama.al

Te lidhura