Berisha-Ballës: Miku yt që pret pyje në Librazhd mori peng gazetarët. Socialisti: Thuaj Shkëlzenit t’i çojë Sadijes kalin

May 28, 2015 | 18:50
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Berisha nga foltorja e Kuvendit ka hedhur sot akuza mbi Qeverinë dhe ministrine e Shendetesise per abuzime, vjedhje dhe korrupsion me medikamente. Ai permendi rastin e Omegofarma, teksa tha se : Janë disa ministra që marrin rroga të majme nga kjo aferë…sapo të mi japin emrat do i bëj me dije…

Ai ka sulmuar edhe deputetin Taulant Balla, te cilin e akuzoi si te lidhur me “preresin me te madh te pyjeve ne Librazhd”, sic tha ai.

“Çfarë ndodhi me pyjet? Miku më i ngushtë i atij aty që bërtet dhe sillet këtu si.., miku i Taulant Ballës, bosi i parcelave kryesore të pyjeve të Librazhdit, sulmon gazetarët. Ja ç’më thotë një inxhinier: Jam inxhinieri i pyjeve, më morën peng njerëzit e Taulant Ballës dhe desh më vdiqën”.

Replikat ne Kuvend

Berisha i ka drejtuar nje pyetje Balles: Çfarë e ke atë që të arrestuan në anën greke me shoferin tënd, çfarë e ke atë ti? Atë e ke ortak në pluhur. Së treti, ti sillesh në këtë mënyrë, si asnjë deputet tjetër sepse je i inkriminuar dhe ty të djeg dosja e krimit. Ta kam thënë unë ty, je i vetmi në këtë sallë i akuzuar nga një e sëmurë me AIDS. Unë jam mjek dhe nuk e nxjerr ermin e të sëmurës por do të nxjerr të gjitha të dheënat këtu. Ta them do ti nxjerr me datë dhe me çdo përveç emrit të sëmurës.
Dhe e fundit, ti sillesh kështu si asnjë deputet tjetër, sepse ti ke qenë shoferi me pasaportë diplomatike i Fatos Gjurës, njërit nga trafikantët kryesorë ndaj dhe këtu korrupsioni ka avoketërit më të egër, më të shëmtuar se në çdo vend tjetër. Ia mbyllën, i bënë mur Koços tani, vjedh e gjithë artia sa më shumë”,- tha Berisha.

Ai kërkoi që të krijohet një komision parlamentar ‘për të gjitha këto dhe të bëhen publiket ë gjitha vjedhjet e papërmbajtura që këta bëjnë”.

Reagon Balla: Sa për përdhunime, një njeri është i përdhunuar këtu, je ti i përdhunuar nga 1 milion shqiptarë, do përdhunohesh me shumë në ndëshkimin që do marrësh në 21 qershor.

Sipas deputetit socialist, Berisha është i mërzitur pas vendimit të Gjykates se Apelit qe pezulloi ndertimine e pallatit tek Diga e Liqenit.

“Apeli ka pezulluar një kompleks ndërtimi, që do i merrte frymën qytetetit, kompania ‘Gener 2″ tek e cila i biri i tij është ortak dhe arsyeja pse është kaq i nxehur kjo eshte..dhe Luli i komanduar prej tij në Bashki ska cfarë të bëje më…se smerr më % tënde tek kompleksi…te kemi thene Sali që do të të fillojnë dhimbjet e sdo dish nga do shkosh, mos e përdor më foltoren si vend për jashtëqitjen tënde”,- tha Balla.

Berisha-Ballës

Ti je një shpifarak që një ditë nxjerr vilën e kunatit tim, një ditë vilën… vetëm për të mbuluar pallatin pesë katësh dhe vjedhjet që bën jote motër për tendera në Elbasan dhe Librazhd. Prandaj shkon në Barcelonë ti me bileta 5 mijë euro. Vetëm për të mbuluar lidhjet që ke me Fatos Gjurat. Për sa i përket Shkëlzenit, po të them që ke marrë disa ndërshkime në gjyqe. Je shpallë si shpifës profesionist. Ti nuk nxihesh se nuk ke fytyrë që të nxihesh. S’ka pas lidhje me atë kompani.

Balla-Berishës:

Se si mund të jesh kaq gënjeshtar sa mund të jesh ti, nuk e di. Apartamentin e ke të ndërtuar nga “Xhener 2”. Zyrën tënde qindra mijëra euroshe e ke po nga kjo kompani. Edhe kompleksi tek Liqeni do të ndërtohej nga kjo kompani. Nuk ka shqiptar që mos të dijë lidhjet e tuaja me Shkëlzenin. Mos hyj në muhabete familajre. I thuaj tët biri ta çojë kalin në Suedi.

Historia me kalin 

Disa ditë më parë, djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni, publikoi një fotografi në faqen e tij në rrjetin social facebook duke kalëruar me një kalë. Por ish gruaja e tij, Sadije Berisha shkruante në profilin e saj në Facebook se kali me emrin Meri është i saji. Sipas Sadijes, 3 vjet më parë asaj iu premtua (pa e përmendur se nga kush), se kali do ti kthehej pasi ajo tashmë jetonte në Suedi, por kjo nuk ndodhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura