Berisha: Azemi vuri peng fëmijët, premtimi që u bëri studentëve

Sep 12, 2018 | 11:26
SHPËRNDAJE

“Kjo nuk është ditë përkujtimore në kuptimin që në rast se ka një njeri që është i gjallë edhe pas vdekjes unë them se është Azem Hajdari”. Me këto fjalë e ka nisur ish-kryeministri Sali Berisha fjalën e tij për nder të Azem Hajdarit.

Sali berisha-Azem Hajdari

Sipas tij, në 20 vjetorin e rënies së tij ndoshta njërin nga figurat më të jashtëzakonshmë të historisë sonë kombëtare.

“Mund të mendoj kush se unë e teprova, me superlativa, ju siguroj që jo. Nëse shkojmë në ditën e tij, nëse kthehemi në dhjetorin e tij do gjejmë një gjeni të guximit njerëzor, por edhe të vizionit, askush në histori, rrallë, mund të gjendet një figurë që për një orë të bëhet lider, lider pozicion të cilin mund ta paguante në cdo moment me jetën e tij. Këtu janë dëshimtarët, ai ishte më i moshuari, nga ata studentë që hidhnin parullat kundër regjimit dhe diktaturës, kishte dy fëmijë, por si u bë lider. Duke vënë peng fëmijët e tij, duke u thënë studentëve, se unë kur tu tradhtoj ju kam tradhtuar Rudinën dhe Kirin. Me këtë betim, ky ishte student me familje, njeri i panjohur për atë grup studentësh që e rrethonin, ata e pranuan si lider, i përfaqësoi në takim me kreun e shtetit, i tha se nuk kemi ardhur këtu për një gotë caj më shumë. Në dy të natës ndodhi ajo që shkelte cdo ligje  traditë, përfaqësuesve të studentëve u doli ministri me brutalitet e batalionit të stampistëve i rrahu i bëri përshesh”- tha Berisha.

Më tej, ai vijoi të tregoj për protestën në Sheshin Skënderbej. “Ai u nis për ne sheshin Skenderbej, të pushtonte sheshin regjimit. Më pas erdhi takimi me Ramizin, e vërteta e atij takimi është se pas atij nuk mori njeri penën të hidhte në gazeta asgjë, një censurë e jashtëzakonshme”- tha ai.

Sipas Berishës, ai që ndodhi nuk ishte revolucion i klasave të shtypura, por i studentëve dhe atyre që u bashkuan me ta.

“Në këtë kontekst, kërkesat e shpallura më datën 10 nga ora 09:00 të mëngjesit në QS ishte proklamata e bijve kundër etërve për të shembur sistemin komunist. Nëse deri në orën 09:00 ata ishin vetëm, vërshuan motrat e vëllezërit dhe u bënë parzmore”- tha ai.

Berisha tregon se Azemi e vuante faktin qe nuk shkonte dot si luftetar i thjeshte ne Kosove.

“Në takimin e parë me Besnik Mustafën i them që “ne jemi kosovarë”, se ashtu jemi: Tropoja është malësi Gjakove – dhe pa Shqipëri të lirë, nuk ka Kosovë të lirë! Ishte problemi tek pluralizmi. Nuk besoj se te këtë pasur njeri, që të ketë vuajtur më shumë, të ketë vuajtur më shumë se ai se nuk po shkonte dot si luftëtar i thjeshtë në Kosovë! Një kërkesë që do të ma paraqiste me insistim çdo dy ditë: Vendi im është vetëm atje”- tha ai.

Duke perseritur mendimin e presidentit Meta qe e cilesoi Azemin nje lider epokal, Berisha theksoi me tej se ai ishte aq sa ishte i zakonshëm ishte edhe i jashtëzakonshëm.

“Aq sa ishte i vrullshëm, aq dëgjonte dhe pranonte këshilla. Atë e vranë sigurisht, shteti me uniforma dhe natyrisht është jo reale të mendosh se ai nuk kishte armiq. Por nesë ka një njeri që ruante komunikimin me të tjerët, askush më shumë sesa ai. Ai kishte respekt për njeriun. Këtu qëndron arsye që ai ishte i gatshëm për të takuar dhe biseduar”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura