Berisha, Alfred Pezës: Kujdes mos të çon Liza në botën e çudirave

May 28, 2015 | 17:43
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka ngurruar te tregoje ne foltoren e Kuvendit edhe bisedat qe ai ben gjate takimeve me qytetare.

Duke iu drejtuar kreut te komisionit te Medias, Alfred Peza, deputet i Partise Socialiste, Berisha i ka dhënë atij porosinë e një fermeri: 

“Një fermer më tha: I thuaj Zotit Peza: uroj që të mos e cojë Liza në botën e çudirave. E dyta, që më tha, na ka sjellë LSI-ja një çoban që deri dje shoqëronte derrat, sot na e ka sjellë mësues për fëmijët”,- tha Berisha.

Kuvendi eshte perfshire ne debate te nxehta sa i takon projektligjit te Qeverise per Ligjin per Arsimin Parauniversitar”. Ndersa Berisha i eshte referuar ish-drejtoreshes se DAR ne Lushnje e cila akuzohet per “korrupsion pasiv” dhe shperdorim detyre”.

Ajo akuzohet se ka marrë ryshfet në disa raste për punësimin ose mbajtjen në punë të mësuesve të ndryshëm në zonën e Lushnjës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura