Berisha: Veliaj gënjeshtar, bashkëpunoi ngushtë me Ramën dhe me mua për rrëzimin e Nanos. Sheshet ishin plot me militantë të PD

May 6, 2015 | 15:41
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha, duke e quajtur intervistën në “Opinion” të kandidatit të shumicës për bashkinë e Tiranës, një rrëfim genjeshtrash ka thënë sot se “Erioni bashkepunoi jo vetem me Ramen por te dy ata bashkepunuan ngushte me mua per rrezimin e Nanos”! 

Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha i kujton Veliajt bashkepunimin me te dhe Ramen per rrezimin e Nanos.

“Le te kthehemi pak tek mohimi nga ana e tij i bashkepunimit me Ramen, te njohur nga te gjithe per te rrezuar Fatos Nanon, madje edhe duke perqeshur me koreografi te kushtueshme martesen e tij te dyte, nderkohe qe Rama ishte vet ne martesen e katert. Me kete rast detyrohem ti rikujtoj Veliajt jo vetem bashkepunimin e tij me Ramen por bashkepunimin e tij dhe te Rames me mua, brenda dhe jashte vendit, per rrezimin e Nanos. Ne dosjen e ketij bashkepunimi te frutshem ekzistojne dokumenta te shumta. Po i rikujtoj ketij zotrie, qe do tani te fshihet mbrapa mashtrimit, se harrove sheshet plot me militante te PD qe te brohorisnin ne mitingjet anti-Nano saqe te dukej vetja legjendar”- shkruan Berisha.

 

Sali Berisha

Postimi i plote i Berishes 

Te dashur miq, cilido qe ndoqi ne darken e te enjtes rrefimin ne “Opinion” te Erion Veliajt, njeriut te te gjitha zanateve, ministrit te mireqenies personale dhe eksodit te qytetareve, konstatoi pa veshtersi se ai pa u skuqur i paraqiti publikut serialin e ri te mashtrimeve. Me te drejte, ne mediat sociale rrefimin e shitesit te fiqeve ne pazarin e ri dhe fadronistit pa patente ne Michigan, e cilesuan thjeshte nje leksion se si mund te genjehet per cdo gje perveçse per vizitat e tij te shpeshta dhe te fshehta ne Iran, te cilat nuk i permendi fare.

Une nuk do ndalem ne serine e pafundme te genjeshtrave te tij, qe meritonte te quhej “rrefimi i genjeshtrave te mia”. Por une nuk mund te pranoj fallsifikimin e historise nga ky mashtrues profesionist. Keshtu Veliaj, pyetjes se a ka punuar se bashku dhe nen drejtimin e Edi Rames kunder Fatos Nanos dhe qeverise se tij socialiste beri gjithçka qe ta mohonte dhe ti dredheronte. Madje ne funksion te ketij mohimi dhe per te zhdukur çdo dyshim se kishte bashkepunuar me Ramen per rrezimin e Fatos Nanos ai deklaroi se edhe Ramen e kishte njohur vetem ne vitin 2004 paçka se me 8 dhjetor te vitit 2014 ai mashtroi publikun kur tha se: “une e kam njohur Edi Ramen jo si kryeminister po si nje artist, si profesorin e studenteve qe organizoi levizjen studentore te 8 dhjetorit 90”, ndonese nuk ka njeri qe nuk e din se Rama nuk ka marre pjese asnje dite apo ore ne levizjen e dhjetorit pasi, siç ka pohuar dhe vet ne ato dite qe permbysen diktaturen, ate e kishte derguar mamaja tek nje kushuri i veti ne Korfuz, nder te tjera per te takuar nje prift.

Por le te kthehemi pak tek mohimi i nga ana e tij i bashkepunimit me Ramen, te njohur nga te gjithe per te rrezuar Fatos Nanon, madje edhe duke perqeshur me koreografi te kushtueshme martesen e tij te dyte, nderkohe qe Rama ishte vet ne martesen e katert. Me kete rast detyrohem ti rikujtoj Veliajt jo vetem bashkepunimin e tij me Ramen por bashkepunimin e tij dhe te Rames me mua, brenda dhe jashte vendit, per rrezimin e Nanos. Ne dosjen e ketij bashkepunimi te frutshem ekzistojne dokumenta te shumta. Po i rikujtoj ketij zotrie, qe do tani te fshihet mbrapa mashtrimit, se harrove sheshet plot me militante te PD qe te brohorisnin ne mitingjet anti-Nano saqe te dukej vetja legjendar.

Ti dhe mund te harrosh kete bashkepunim por asnjeri tjeter, pavaresisht nga qendrimi aktual qe mban, nuk e mohon ate, madje as sheshet me memorien e tyre historike nuk e harrojne ate. Po qe se do dokumenta te tjera, dosja e bashkepunimit eshte plot. Ndaj te keshilloj te mos e fallsifikosh historine, tjeter je ti si person dhe tjeter eshte veprimi politik. Ky veprim eshte historik, mos mendo ta fallsifikosh per interesa te gares elektorale. Une personalisht nuk ndjehem sot aspak krenar per ate bashkepunim, theksoj dhe nje here te frutshem, por as nuk e mohoj dhe as nuk jam i penduar! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura