Berisha akuza qeverisë për abuzim me fondet publike: Vjedhje dhe zhdukje e investimeve! Çmimet 8 herë më të larta se standardet e BE-së

Apr 21, 2022 | 14:46
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha atakoi nga Kuvendi qeverinë shqiptare në lidhje me abuzimet me tenderat publik. 

Berisha u shpreh se investimet publike, të cilat po kryhen në vend janë me kosto të fryra, rreth 8-herë më shumë se standardet e BE-së.

“Diskutohet këtu për një vepër ujësjellësi, por natyrisht asnjë deputet nuk mund të përqëndrohet vetëm tek një marrrëveshje, për faktin e vetëm se kanë bindje të plotë se dhe ky investim do të përfundojë si investimet e tjera. Do të përfundojë i grabitur nga organizata kriminale në pushtet. Kujt i duket çudi do t’i kërkojë një skenë gjatë fushatës zgjedhore, Edi Rama bashkë me zonjën Konomi u ngjitën në malet e Krujës, inaguruan ujësjellësin, madje piinë dhe me të njëjtën got ujin sikur të ishte ujë kurativ.

Por sot qytetarët nuk kanë ujë, nuk kanë ujë prej disa vitesh, madje dhe pas ndërtimit të ujësjellësit.

Ujin rrugët punët publike mbeten ripërsëriten, ritenderohen, sepse fondet vidhen dhe nuk investohen. E pse ndërtohet me çmime në punët publike të paktën 8 herë më të larta se sa ato të standardit evropian. Nëse një shkollë në standarain evropian ndërtohet me 500 mijë euro, me standardin shqiptar ndërtohet me 3 milionë euro.

Për të mos thënë pastaj për zhdukje të investimeve publike edhe kur janë mbi 100 milionë dollar. Do ju shpjegoj pak lidhur me impantin e ndërtimit të ujërave të zeza në Tiranë. Qeveria japoneze miratoi 120 milionë dollar edhe pse Shqipëria nuk është në zonat ku Japonia përqëndron investimet publike por bëri përjashtim. Iinstitucionet financiare japoneze i bën një dhuratë të madhe Shqipërisë.

Por që nga viti 2012 e deri më sot askush nuk di se çfarë bëhet me këtë projekt. Projekti duhet të zbatohej brenda dy ditëve. Tenderi u përfundua, por vepra as sot nuk dihet se kush është. Nuk është vepër e vogël është 120 milionë dollar. Kush vuri dorë mbi këtë financim bujar, ku është vepra?”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura