Berisha: Akuza e Doshit se Meta-Rama planifikuan vrasjen e dy deputetëve, më e rënda në 25 vite. Ogur i zi për stabilitetin e vendit. Prokuroria të hetojë

Mar 2, 2015 | 17:40
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri, Sali Berisha thotë se akuza e Tom Doshit, se dyshja Rama-Meta ka planifikuar vrasjen e dy deputetëve, është më e rënda në 25 vitet e fundit. Berisha, përmes një statusi në Facebook, thotë se ky është ogur i zi për stabilitetin e vendit dhe i bën thirrje prokurorisë të hetojë.

Statusi i Berishës në Facebook

“Akuza e Tom Doshit se Meta – Rama planifikuan vrasjen e dy deputeteve, eshte me e renda ne 25 vitet e fundit!!

Te dashur miq, akuzat se Ilir Meta dhe Edi Rama planifikuan vrasjen e dy deputeteve te parlamentit shqiptar, jane akuzat me te renda publike ne tere historine e pluralizmit shqiptar. Deputeti Doshi pohon se kryetari i Parlamentit te vendit, Ilir Meta, ne marreveshje me Edi Ramen, ka paguar per vrasjen pra eleminimin fizik te tij dhe deputetit te PD Mhill Fufi. Doshi njoftoi para mediave se per akuzen e tij, me e renda 25 vitet e fundit, disponon fakte te cilat ai i ka paraqitur brenda dhe jashte vendit.

Personalisht kam degjuar dhe denoncuar ne Parlament per perpjekje te drejtuesve te mazhorances per eleminim te eksponenteve te saj. Por akuzat tronditese te deputetit Tom Doshi, i njohur per miqesine e ngushte me Ramen por edhe Meten, se kryetari aktual i Parlamentit me porosi apo pelqim te Rames ka paguar para per vrasjen e tij dhe te deputetit te PD, Mehill Fufi, jane nje ogur i zi per stabilitetin e vendit.

Duke denuar me ashpersine me te madhe cdo perpjekje per te eleminuar fizikisht deputetet e Parlamentit pavaresisht nga spektri i tyre politik, theksoj me kete rast se sipas ketyre akuzave klika ne pushtet projekton destabilizimin e Shqiperise! I beje thirrje prokurorise se shtetit te hetoj me perparesi,guxim dhe pergjegjesi te larte akuzat e renda per vrasje politike me pages nga kreu i parlamentit,me porosi ose mirtatim te krut te qeverise dhe te vendos para ligjit cdo person te ipmlikuar ne skenare kriminale.Ju bej thirrje qytetareve te vendit te ngrihemi fuqishem per te shpetuar vendin nga klika e vrasesve ne krye te pushtetit!! sb”, shkruan Berisha në Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura