Bëri historinë me Interin, Morati gati të marrë në pronësinë e tij klubin tjetër italian

Mar 23, 2020 | 11:45
SHPËRNDAJE

Masimo Morati shiti në vitin 2013 rreth 70% të aksioneve të Interit, te biznesmeni indonezian Erik Tohir. Ndërsa në vitin 2016, ai i shiti të gjitha aksionet e zikaltërve, duke u larguar kështu përfundimisht.moratti-massimo-1024x684

Morati bëri historinë më klubin nga Milano, ku vlen të theksohet edhe fitimi i tripletës në vitin 2010, diçka që nuk ka arritur ta bëjë asnjë ekip tjetër italian.

Megjithatë sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, ish-presidenti zikaltër mund të rikthehet përsëri në krye të një klubi. Thuhet se 74-vjeçari është i interesuar të marrë në pronësinë e tij klubin tjetër italian, Kremoneze.masimo morati

Këta të fundit militojnë në Serie B dhe janë në luftë për të mos rënë një kategori më poshtë. Morati ka shfaqur interes për të marrë shërbimet e këtij klubi, ku më pas shpreson të arrijë suksese të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura