‘Bëri gol’! Çani zbulon kush qëndron prapa largimit të kreut të SHISH

Nov 3, 2017 | 13:14
SHPËRNDAJE

Arjan Çani i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se sulmi i Ramës ndaj gazetarëve, largimi i kreut të SHISH dhe deklarata të tjera të kryeministrit Rama bëhen për të shpërqendruar vëmendjen ndaj problemit të drogës.

Çani: Këtu janë amerikanët. As Rama nuk ka bërë presion, as Meta. Berisha bën sikur nuk kupton. Janë amerikanët që i thonë zotëri ti e bëre golin. Hap krahun.

Zheji: Çfarë goli ka bërë?

Çani: Për herë të parë në Shqipëri ke një ish-ministër të Brendshëm të akuzuar për trafik droge. Të duket gjë e vogël?! Ajazi ka dhënë një dorë. Vishos vërtet nuk i duhet njeriu. Nëse Visho nuk flet dhe nuk i dëgjohet zëri, unë mendoj se janë amerikanët mbrapa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura