Bëri aksident me makinë, më pas humbi jetën në spital

Sep 5, 2018 | 21:44
SHPËRNDAJE

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti në Durrës.

Sipas policisë: Në rrugën Plepa-Shkozet, një mjet tip “Volksvagen”, i drejtuar nga K.Y. 62 vjeç, banues në Durrës është përplasur me një “Benz”, me drejtues E.B. 37 vjeç, banues në Tiranë.

aksidenti fierr

Nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale, sqaron policia. Por më pas, 62-vjeçari është ndjerë keq dhe ka humbur jetën në spital.

Pritet akti i ekspertimit për të përcaktuar shkakun e vdekjes, sqaruan burime zyrtare.

Njoftimi i Policisë

Më datë 04.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim, për shtetasin K.Y., vjeç 62, banues në Durrës, pasi në rrugën Plepa-Shkozet, te Mbikalimi i Serave, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues E.B., vjeç 37, banues në Tiranë, ku ka pasur vetëm dëme materiale. Shtetasi K.Y., ka vdekur më pas në spital dhe pritet akti i ekspertimit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura