Bëri aksident dhe pësoi probleme në këmbë, vajza kërkon mjekim jashtë shtetit, Rama: Tani nuk bëjmë dot gjë, ngushëllohu me faktin që …

Mar 25, 2020 | 20:54
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka lançuar mbrëmjen e sotme një kanal komunikimi “urgjent për hallet e luftës në familjet e qytetarëve”, në platformen e bashkeqeverisjes.

rama

Nëpërmjet këtij kanali kryeministri ka kontaktuar edhe vetë qytetarët.

Një qytetare ka treguar se kishte aplikuar tek platforma e bashkëqeverisjes, sepse pas një aksidenti kishte mbetur me probleme në këmbë dhe kërkonte nga Ministria e Shëndetësisë që t’i siguronte mjekim jashtë shtetit.

Kryeministri Rama iu përgjigj se në këtë kohë nuk mund të bëjë asnjë ndërhyrje, pasi rrugët janë bllokuar, por i ka premtuar se sapo kjo situatë të mbarojë do ta kontaktojë.

Pjesë nga komunikimi: 

Rama: Ke kontaktuar tek platforma e bashkëqeverisjes dhe ke shkruar për probleme shëndetësore.

Qytetarja: Po kryeminister, nuk e di sa mund të përfshihet kjo tek hallet, por kam bërë nmjë aksident para 5 vitesh dhe kam mbetur me probleme në këmbë. Kam bërë disa ndërhyrje tek Spitali Ushtarak, në Tiranë, por kam kërkuar edhe nga Ministria të bëjna mjekime jashtë, por nuk kam marrë përgjigje.

Rama: Tani si është bërë situata nuk të premtojmë gjë tani. Nuk e di sa do zgjasi, por di që nuk do të të harrojmë, do të kontaktojmë prap. Me ndihmën e zotit do ta shërojmë edhe këmbën. Tani për momentin ngushëllohu me faktin që si e ke në allci, si nuk e ke në allci të rrish në shtëpi e sigurtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura